LAJMI I FUNDIT:

Si t’i humbni katër kilogramë deri më 31 janar

Si t’i humbni katër kilogramë deri më 31 janar

Këtij viti po i vjen fundi dhe shumica e njerëzve duan të humbin peshë dhe të tonifikohen për vitin tjetër.

Por nëse dëshironi ta formësoni trupin shpejt, atëherë duhet t’i nënshtroheni një diete strikte, të jeni të disiplinuar në ushqim dhe në mënyrën se si ushtroni, transmeton Telegrafi.

Ekspertët i kanë zbuluar disa mënyra se si mund t’i humbni katër kilogramë deri më 31 janar.

1: Thoni lamtumirë sheqerit

Mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për ta larguar dhjamin në pjesën abdominale është duke hequr dorë nga konsumimi i sheqerit.

Shmangia e sheqerit gjithashtu i rritë nivelet e energjisë dhe e përmirëson lëkurën.

2: Rriteni sasinë e fibrave dhe proteinave që i konsumoni

Kur filloni të hani më pak sheqer, është koha që të konsumoni më shumë fibra dhe proteina në mënyrë që të ngopeni për periudha më të gjata.

Ndër tjerash, fibrat dhe proteinat e shpejtojnë edhe metabolizmin.

3: Shmangni ushqimet e përpunuara

Për një pamje të tonifikuar fizike, është e domosdoshme t’i shmangni ushqimet e përpunuara.

Kjo nënkupton çdo gjë, duke filluar nga buka e bardhë e deri te orizi dhe pastat.

4: Organizohuni mirë

Humbja e peshës nuk ndodh brenda natës.

Prandaj është e rëndësishme të organizoheni mirë dhe ta keni një plan stabil se çfarë do të hani dhe kur do të hani.

5: Merrni përkrahje nga tjerët

Nëse dëshironi të humbni peshë, një prej mënyrave më të mira është të qëndroni të motivuar duke folur me ndonjë shok/shoqe apo anëtar të familjes që ka kaluar në procesin e njëjtë.

6: Bëni ushtrime squat

Ndoshta nuk ju pëlqen si ushtrim, por ushtrimi squat është tejet i mirë për humbje të peshës.

7: Djersituni më shumë

Përderisa trupi i tonifikuar ka të bëjë 70 për qind me mënyrën si ushqeheni dhe 30 për qind me ushtrimet fizike, atëherë është e rëndësishme që për të pasur rezultate të djersiteni më shpesh.

Ecjet zëvendësoni me vrapim në mënyrë që të digjni më shumë kalori.

8: Qëndroni të fokusuar

Nëse e keni një ditë të keqe, mos e lini të shndërrohet në javë apo muaj të keq.

Thjesht qëndroni të fokusuar në qëllimin që e keni dhe përkushtohuni.

9: Kujdes me porcionet ushqimore

Shpeshherë nuk ka të bëjë shumë me atë se çfarë hamë për të humbur peshë, por sa shpesh hamë.

Ekspertët rekomandojnë të keni kujdes se sa shumë dhe sa shpesh hani, si dhe të siguroheni qe të hani pemë dhe perime për t’i marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

10: Ushtroni me pesha

Nëse dëshironi të keni sukses, nuk duhet të mbështeteni vetëm në ushtrimet kardio – ju duhet të bëni edhe peshëngritje!

Ushtrimet me pesha ju ndihmojnë të formësoheni, tonifikoheni dhe ta krijoni një trup pa dhjamë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori