Si të veproni kur bebja juaj përpin ndonjë objekt: Mbani në mend këto gjashtë veprime!
Nëse fëmija përpin ndonjë objekt derisa është duke u zvarritur, mund të ngufatet
Vogëlushët vënë në gojë çdo gjë që mund ta arrijnë. Me atë rast bebja mund të asfiksohet dhe, në rastin më të keq, të fillojë të ngufatet, transmeton Telegrafi.
Truri atëherë nga 3 deri në 5 minuta mbetet pa oksigjen. Nëse mungesa e frymëmarrjes zgjat më shumë mund të ndodhë dëmtimi i trurit.
Për këtë shkak ofroni menjëherë ndihmën e parë!
Veprimi i parë
Vendosni beben në kofshën tuaj me fytyrë të kthyer poshtë apo në llërë, koka duhet t’i jetë më poshtë në krahasim me koshin e kraharorit.
Veprimi dytë
Goditni fëmijën 5 herë lehtë në shpinë me shuplakë midis shpatullave. Me atë rast, pjesa e sipërme e trupit të fëmijës duhet të jetë e lakuar përpara.
Veprimi i tretë
Nëse fëmija nuk arrin ta nxjerrë me kollë objektin, kthejeni në shpinë, vendoseni në llërën tuaj, ndërsa kokën stabilizojani me dorë. Koka sërish duhet të jetë më poshtë në krahasim me koshin e kraharorit.
Veprimi i katërt
Shtypni 5 herë me dy gishta mesin e koshit të kraharorit mu nën linjën e thimthave.
Veprimi i pestë
Përsëriteni këtë veprim derisa fëmija të nxjerrë jashtë objektin e përpirë apo derisa të fillojë të qajë me zë.
Veprimi i gjashtë
Nëse fëmija assesi nuk mund ta nxjerrë me kollë objektin e përpirë, thërrisni ndihmën e shpejtë dhe vazhdoni t’i ofroni ndihmën e parë.
E rëndësishme: Derisa objekti gjendet në rrugët e frymëmarrjes, mos aplikoni frymëmarrje gojë më gojë.
E rëndësishme: Kurrë mos e tundni apo mos e shkundni beben! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Planifikimi i shtatzënisë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Si të fillohet biseda seksuale me partnerin?
A është vërtet i mirë akulli për lëkurën e fytyrës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi