LAJMI I FUNDIT:

Si ta tejkaloni një ndarje në mënyrën më të mirë të mundshme

Si ta tejkaloni një ndarje në mënyrën më të mirë të mundshme
(Foto: Shutterstock)

Ndarja është jashtëzakonisht e vështirë në shumicën e rasteve, por e mira është se ka metoda që mund t’ju ndihmojnë ta tejkaloni më lehtë.

Psikologu Guy Winch në librin e tij “How to Fix a Broken Heart” (“Si të rregulloni një zemër të thyer”) zbuloi se ndarja ndikon shumë në psikikën tonë.


“Rezonanca magnetike ka treguar se shkëputja mund të barazohet me vështirësitë që kalojnë personat e varur kur përpiqen të heqin qafe vartësinë. Domethënë, të dyja situatat në trurin e njeriut aktivizojnë të njëjtat ‘mekanizma’ molekularë”, ka deklaruar ai për The Independent.

Për shkak të kësaj, ne bëhemi të varur nga ish-partneri dhe fillojmë ta dëshirojmë ashtu si të varurit dëshirojnë drogën. E idealizojmë deri në atë pikë sa mendojmë se askush nuk do ta zëvendësojë dot.


Winch ka renditur gjashtë këshilla që do t’ju ndihmojnë të kapërceni personin e shëndetshëm që keni dashur dikur:

Mos kontrolloni se çfarë bën në rrjetet sociale. Kjo vetëm mund t’ju shqetësojë më tej.

Mundohuni të mendoni logjikisht për arsyet e ndarjes. Mos bëni komplote dhe mos u përpiqni ta lëndoni. Pajtohuni me faktin se ky thjesht nuk ishte personi i duhur për ju.

Bëni një listë të situatave në të cilat ju është dashur të bëni kompromis për të ditur atë që definitivisht nuk dëshironi të përsërisni në marrëdhënien e ardhshme.

“Detyrojeni” veten për t’u kthyer te aktivitetet që dikur ju bënin të lumtur. Është e rëndësishme të vendosni një rutinë të re për të vazhduar jetën.

Largoni çdo gjë që jua kujton një marrëdhënie të dhimbshme. Këto mund të jenë letra, fotografi dhe të ngjashme.

Kontaktoni miqtë tuaj dhe lërini ata t’ju ndihmojnë. Secili prej nesh e ka hasur këtë problem dhe mund të ofrojmë këshilla që me siguri do të jenë të dobishme.


/Telegrafi/