LAJMI I FUNDIT:

Si të shmangen gabimet trashanike në fillim të lidhjes

Si të shmangen gabimet trashanike në fillim të lidhjes

Dihet mirë se ekzistojnë gabime në lidhje dashurore të cilat përsëriten me ngulm dhe me atë rast i kontribuojnë edhe përfundimit të saj. Nëse dëshironi që ajo ndjenjë e veçantë të zgjasë, përpiquni të orientoheni në atë drejtim që të hulumtoni se çka është ajo që partneri juaj dëshiron.

Në të kundërtën, do të mund t’i gjeni fotografitë tuaja personale atje ku nuk duhet, apo edhe më keq, do të mundeni shumë lehtë të shuani epshin në lidhjen tuaj romantike duke i bërë këto gjëra “të ndaluara”, transmeton Telegrafi.

Strategjia e joshjes së duhur


Është gabim të mendosh se teknikat e joshjes janë të pagabueshme. Mos harro se, më shumë rëndësi ka spontaniteti, që në asnjë mënyrë nuk pengon aftësinë dhe dëshirën për të joshur.

Dërgimi i mesazheve të duhura

Sapo të shkëmbeni numrat e telefonit, sigurisht që mund t’i dërgosh një mesazh, por mos harro t’i shkruash diçka prej të cilës do të marrësh përgjigje. Për shembull: “Faleminderit për mbrëmjen e bukur! Shpresoj të ketë të tjera të ngjashme, po ti?”.

Mos abuzo me modestinë false

“Nuk më pëlqejnë këmbët e mia”; “Sot jam me të vërtetë e shpifur”…teknika e famshme dëshpëruese është tipike femërore për të marrë ndonjë kompliment të mundshëm. Duhet të dish se kjo është një strategji kundër-produktive, ndaj mos e përdor.

Mos e xhelozo kot

Nëse të kanë thënë se duhet ta bësh me patjetër xheloz, është një gjë e gabuar. Akoma më shumë nëse “përdor” një mikun e tij. Nëse do të lidheni me mashkullin që “synoni”, xhelozia do të ndodhë natyrshëm. Gjithsesi, është mirë të qëndroni sa më larg kësaj “sëmundjeje”.

Mos u shtir indiferente

Ta bësh mashkullin të besojë se ke “vendosur” të mos jesh e interesuar për të nuk do ta bësh të bjerë në këmbët e tua. Me të mund të afrohesh më lehtë nëse do t’i falësh një shikim të ngrohtë!

Nuk është gabim të jesh e turpshme

Nëse “skuqesh” kur ai të thotë fjalë të bukura dhe mërzitesh me veten se kjo mund ta bëjë atë të ikë, gabohesh! Përkundrazi, një mashkull tërhiqet më shumë nga një femër e cila turpërohet. Nëse të ndodh nuk ka asgjë të keqe, ky nuk është një defekt.

Mos e tepro me ironinë

Nëse e ke në tip të bësh batuta ironike me një mashkull që takon për herë të parë, mos harro se ai nuk është një person që e njeh mirë dhe ndoshta mund të rrezikosh duke e larguar me sjelljen tënde. Përpiqu të tregohesh me stil dhe me maturi.

Mos dil gjithmonë në grup

Për shumë femra, ideja për të dalë pa mikeshat është e pakonceptueshme! Për meshkujt, gjërat janë pak më ndryshe. Ai e ka të vështirë të dalë menjëherë me grupin tuaj shoqëror. I duket tepër bezdisëse. Njihuni pak më shumë për të “mbërritur” në daljet në grup!

Mos u vish shumë seksi

Nëse mendon se do ta bësh për vete mashkullin e “duhur” duke luajtur vetëm me pamjen tënde, atëherë e ke shumë gabim! Nëse vishesh shumë seksi rrezikon të quhesh një “vajzë e lehtë”. Megjithatë, gjithçka varet nga objektivat që ke.

Mos e tepro me alkoolin

Ka shumë mundësi që ti tenton të pish pak alkool për t’u bërë më kurajoze; është e vërtetë se alkooli të ndihmon, por nëse e tepron rrezikon të dukesh qesharake dhe aspak simpatike në sytë e mashkullit që ti pëlqen. Mundohu të kuptosh momentin se kur alkooli mund të kthehet në një problem. /Telegrafi/
 

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori