LAJMI I FUNDIT:

Si të ruani lulet dahlia për pranverë: Gjashtë hapa që duhet bërë para ngricave të para

Si të ruani lulet dahlia për pranverë: Gjashtë hapa që duhet bërë para ngricave të para

Duke rritur lulet dahlia, shumë kopshtarë përballen me problemin e ruajtjes së qepujkave të tyre

Dahlia mbillet kur kalojnë ngricat e pranverës, sepse ajo ka nevojë të madhe për diell dhe dritë, dhe më e bukura është në fund të verës kur bukuria e saj del në pah.


Shumica e varieteteve të dahlias kanë gjethe të gjelbra mesatarisht të errëta, megjithëse disa varietete të reja gjithashtu kanë gjethe të errëta të kuqe-zi, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të ruani qepujkën e bimës kur të vijë ngrica e parë, mjafton të prisni lulet dhe gjethet dhe të nxirrni me kujdes nga toka.

Pastroni mirë qepujkat kur i nxirrni nga toka dhe kthejini përmbys në mënyrë që uji nga zgavrat të rrjedhë jashtë.

Kjo procedurë në fakt zvogëlon rrezikun e kalbjes së qepujkave, ndaj ky hap është shumë i rëndësishëm nëse dëshironi t’i mbillni ato edhe vitin e ardhshëm.

Kur qepujkat të jenë tharë, do të ishte e dëshirueshme të spërkatni pak pluhur kundër kërpudhave dhe dëmtuesve. Derdhni rërë të thatë në një kuti druri dhe vendoseni qepujkën atje.

Është e rëndësishme të vendosni kutinë në një vend të thatë dhe të errët ku temperatura nuk bie nën zero.

Kur vjen koha për të mbjellë, procesi është shumë i thjeshtë – nxirrni qepujkat dhe mbillini si zakonisht.

Dahlia nuk është thjesht një lule të cilën mund ta admirosh kur e shikon për pak çaste. Ajo mund të lulëzojë për shumë kohë edhe pasi është këputur, nëse ju kujdeseni siç duhet për të.

Nëse dëshironi ta mbani në vazo në shtëpi, atëherë priteni kur lulja ka çelur plotësisht. Në vazo hidhni ujë të pastër dhe pritini gjethet që shtrihen nën ujë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kalo në kategori