LAJMI I FUNDIT:

Si të rritni fëmijë me zemër të shëndetshme

Si të rritni fëmijë me zemër të shëndetshme

Ndryshoni shprehitë e ushqimit nëse dëshironi që çdo person në familje të jetë i shëndetshëm.

Nëse jeni duke rritur fëmijë, ekspertët rekomandojnë t’i aktivizoni ata sa më shumë fizikisht, ndoshta edhe t’i “detyroni” të marrin pjesë në trajnime sportive.

Por, përveç sportit, me qëllim që të rritni fëmijë të shëndetshëm – e veçanërisht me zemër të shëndetshme – është e rëndësishme që fëmijët t’i ushqeni me ushqime të shëndetshme.

Personat të cilët hanë mesatarisht tetë apo më shumë servime me fruta dhe perime brenda dite, kanë 30 për qind më pak rrezik të pësojnë sulm në zemër apo në tru – të paktën kështu thotë një studim afatgjatë me 110,000 meshkuj e gra.

Perimet përmbajnë sasi të vogla të kalorive, sasi të madhe të fibrave dhe janë të mbushura me vlera ushqyese të cilat ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut.

– Në mëngjes, shtoni spinaq vezëve ose hani perime të ëmbla

– Për drekë konsumoni sandviç të mbushur me vlera ushqyese, duke futur në sandviç kastravecë, avokado, domate, etj. /Telegrafi/