LAJMI I FUNDIT:

Si të përgatitni bugu-qebapë sipas recetës së aktores turke

Si të përgatitni bugu-qebapë sipas recetës së aktores turke

Leyla (Seda Bakan) nga seria “Më mëso të dashuroj” kënaqet duke përgatitur specialitete turke.

Qe se si do të përgatitni edhe ju ushqimin e famshëm turk me mish!


Përbërësit:

350 g mish viçi të grirë apo ndonjë mish tjetër (mundet edhe mish pule),
▪ 1 lugë e vogël pure domatesh,
▪ 1 patate e madhësisë mesatare,
▪ 1 qepë,
▪ 2 domate,
▪ 1 spec i freskët i madh,
▪ 1 karotë e zier e prerë në kube (sipas dëshirës),
▪ 1 filxhan bizele të ziera (sipas dëshirës),
▪ 3 thelpinj hudhre,
▪ 2 lugë gjalpë,
▪ 1 lugë vaj ulliri,
▪ 1 lugë e vogël piper,
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ 1 lugë e vogël spec i bluar.

Për hedhje sipër: 100 g kaçkavall të grirë në rende.

Përgatitja:

Qepën dhe patatet e qëruara pritni në kube, specin pastrojeni nga farat dhe priteni në formë shiriti të gjerë. Hudhrën dhe domaten grini në rende.

Në tenxhere ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni mishin e grirë dhe fërgojeni derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Pastaj mishin nxirreni dhe në të njëjtën yndyrë fërgojeni qepën, hudhrën dhe specin. Ktheni mishin dhe shtoni kubet e patates.

Të gjitha përzieni mirë dhe marinoni pak, në fund shtoni purenë e domates dhe domaten e grirë në rende dhe marinoni mirë.

Sipas nevojës mund të shtoni pak ujë (një të tretën e gotës).

Kur mishi të zbutet, shtoni erëzat, hiqeni nga shporeti dhe lëreni 5 – 10 minuta në temperaturë dhome që të pushojë pak.

Pastaj mishit qitini kaçkavallin e grirë në rende (ose ndonjë djathë tjetër të fortë) dhe afro dhjetë minuta piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë.

Kush dëshiron, mishit më parë mund t’i qesë salcë beshameli, pastaj t’i qesë djathin dhe ta pjekë.

Shërbehen shumë të ngrohtë, transmeton Telegrafi.