LAJMI I FUNDIT:

Si të përdorni kosin për dietë: Sa mund të dobësoheni dhe kur duhet ta pini

Si të përdorni kosin për dietë: Sa mund të dobësoheni dhe kur duhet ta pini

Kosi është një ushqim i mrekullueshëm në dietë dhe me të duhet të zëvendësohen ushqimet me shumë kalori dhe pak proteina

Pra, nuk është çudi që shpesh e rekomandojnë atë për humbje peshe, dhe për një meny ditore prej 1.200 kalorish mund ta përfshini në çdo vakt.


Për shembull, për mëngjes dhe drekë, një kos (2 dcl) dhe 100 gramë drithëra të përgatitura sipas dëshirës tuaj, bashkë me një vakt me fruta, transmeton Telegrafi.

Sigurohuni që të hani darkë para orës 6 pasdite dhe mund të kombinoni rreth 150 g proteina sa më të “ligët” (peshk, pulë ose gjeldeti), me 300 g perime me shumë pak yndyrë.

Për një mesvakt të lehtë, hani perime me pak yndyrë dhe kos.

Nutricionistët janë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për kosin me pak yndyrë.

Disa persona pretendojnë se do të funksionojë aq mirë vetëm në dietë, sepse yndyra e plotë mund të inkurajojë sekretim më të fortë të kortizolit. Kjo, nga ana tjetër, rrit urinë dhe mund të rrisë nivelet e ankthit.

Sidoqoftë, kur shikoni përbërjen, kini kujdes që të mos ketë shumë sheqer në kos, gjë që përmirëson shijen e prodhuesve nëse e bëjnë atë nga qumështi i skremuar.

Të gjithë janë dakord se kjo sasi shtesë e kalciumit mund të ndihmojë në shkrirjen e depozitave të yndyrës, por bisedoni së pari me mjekun tuaj për këtë dietë.

Ndiqni se si reagon trupi dhe sigurohuni që të rrisni aktivitetin fizik, të paktën për një shëtitje gjysmë ore çdo ditë.

Nëse përjetoni fryerje në stomak ose shfaqje të problemeve të tjera në stomak dhe tretje, menjëherë ndaleni dietën dhe të kthejuni ushqimit normal.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori