LAJMI I FUNDIT:

Si të përballeni kur prindi juaj diagnostikohet me kancer, sipas ekspertëve

Si të përballeni kur prindi juaj diagnostikohet me kancer, sipas ekspertëve

Një ndër frikërat më të mëdha që i bashkon njerëzit është padyshim marrja e një lajmi të hidhur në lidhje me familjen. Në mendje vërshojnë mendime negative, të cilat janë shumë të vështira që të largohen

Lajmi tronditës se mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer, papritur, rriti me 100% kërkimet në Google për kancerin e prostatës (megjithëse u bë e qartë se mbreti nuk vuan nga ky lloj kanceri).


Aktualisht, shumë njerëz në botë ndajnë ankthin dhe frikërat që po përjetojnë tani mbreti Charles dhe fëmijët e tij, princi William dhe princi Harry, ndaj në këtë artikull, ju tregojmë se si ta përballoni lajmin se një prind është diagnostikuar me kancer.

Themeluesja dhe drejtuesja e “The Loss Project”, Carly Attridge, beson se kur njerëzit marrin lajmin se prindërit janë diagnostikuar me kancer, nuk mund të kenë reagime të mira apo të këqija, pasi reagimet e tyre nuk mund të gjykohen. Cilido qoftë reagimi, është mëse “ok”. Sigurisht, edhe reagimet e prindërve janë njësoj.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme t’i bëjmë prindërit të ndihen se kanë një hapësirë të sigurt, mikpritëse, ku ata do të ndihen të dëgjuar”, tha Attridge, duke shtuar: “Natyrshëm, njerëzit do të reagojnë në mënyra të ndryshme. Disa mund të duan ta shmangin tematikën, disa mund të jenë në gjendje mohimi, të tjerë do të duan të flasin. Ne thjesht mund të jemi prezent dhe t’i dëgjojmë kur ata të jenë gati. Nuk ka një manual”.

Ndërsa Dr. Hana Patel, eksperte e shëndetit mendor, shpjegon:

“Prindërit, një ditë mund të ndihen të lumtur dhe të nesërmen të trishtuar. Kujtoni se ata ndoshta nuk duan të flasin ose të mendojnë për kancerin gjatë gjithë kohës. Nëse nuk duan ta bëjnë, ose zgjedhin të fokusohen te diçka tjetër, ju mos e merrni personale dhe respektoni dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi. Nga ana tjetër, duhet të kryhen edhe biseda normale për përditshmërinë dhe mund të bëhen edhe shaka”.

Ekspertja Carly Attridge nxit fëmijët që të mbajnë një ditar dhe të shkruajnë ndjesitë e ndryshme që përjetojnë. Ditari ju ndihmon që të nxirrni nga vetja zemërimin, konfuzionin, ankthin etj, si dhe shpresat dhe qëllimet që keni.

Gjithashtu, është e rëndësishme që të përqendroheni tek e bukura dhe gëzimet që jeta ju sjell, të cilat mund t’i ndani me prindërit, citon Anabel.

Disa këshilla nga ekspertët:

▪ Tregoni durim, empati dhe transparencë. Mos i gjykoni të sëmurët dhe as fëmijët, ndërsa kalojnë në një periudhë të tillë në jetën e tyre
▪ Kërkoni ndihmën e njerëzve të dashur, specialistëve dhe njerëzve që ju rrethojnë dhe janë gati t’ju japin një dorë
▪ Përqendrohuni edhe te ndjesitë tuaja dhe konsultohuni me një ekspert të shëndetit mendor, nëse e shihni të nevojshme
▪ Mos u mundoni të jepni këshilla të tepërta mjekësore
▪ Mos u mundoni “të rregulloni situatën”
▪ Mos i “detyroni” prindërit të tregojnë çdo ndjesi apo mendim
▪ Reflektoni, meditoni dhe lidhuni me natyrën. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, mos e harroni veten
▪ Flisni me prindërit, krijoni kujtime dhe zhvilloni sa më shumë biseda normale.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori