LAJMI I FUNDIT:

Si të pastroni iCloud pa pasur nevojë të paguani më shumë

Si të pastroni iCloud pa pasur nevojë të paguani më shumë

Menaxhimi i gjërave doni të ruani, është gjëja kryesore që duhet të bëni, para se të filloni ta pastroni iCloud tuaj, në mënyrë për të mos pasur nevojë që të paguhet.

Juve iu mundësohet t’i zgjidhni aplikacionet, që mund të përfshihen në mbështetjen e materialeve, meqenëse jo gjithçka është e pazëvendësueshme ose ia vlen të ruhet, transmeton Telegrafi.


Shikoni se çfarë zë më shumë hapësirë, që mund ta shkarkoni sërish dhe mos i shfrytëzoni iCloud Photos. Ky sistem iu ruan automatikisht fotografitë me rezolucion të plotë në iCloud dhe redukton hapësirën në pajisjen e juaj fizike.

Nëse iu është shpenzuar e tërë hapësira, si pjesë e pastrimit të iCloud, mund t’i ruani fotografitë ne kompjuter dhe të shlyeni origjinalët me rezolucion të lartë. Të paguarit e 5GB për më shumë hapësirë, në kohën kur telefonat e zgjuar vijnë me 512GB, konsiderohet e tepërt dhe vetëm kërkesë për përfitime me të mëdha.

Varet nga ju, nëse doni ta pastroni vet iCloud nga gjërat e panevojshme, apo të shpenzoni për më shumë hapësirë dhe mundësi më të mirë. /Telegrafi/