Gjatë shtatzënisë imuniteti i gruas dobësohet e për pasojë ajo mund të preket më lehtë nga gripi, i cili ndikon tek shëndeti i fetusit. Prandaj, duhet të merren disa masa për parandalimin e gripit.
Gjatë shtatzënisë gruaja ndihet e lodhur, mund të ketë probleme me aneminë dhe tensionin e lartë. Të gjitha këto shtojnë rrezikun e prekjes nga gripi.
Për shkak se pjesa më e madhe e vitaminave dhe mineraleve shkon për beben, tek nëna mund të paraqiten jo vetëm probleme fizike por edhe çrregullime të sistemit nervor, si pasojë e ndryshimit hormonal.
Një arsye tjetër e gripit tek gratë shtatzëna është se ato djersiten shpesh gjë që mund të çojë në ftohje. Po ashtu, shtimi në peshë vështirëson qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme.
Vështirësia në qarkullimin e gjakut mund të sjellë edhe probleme në aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit, duke shkaktuar djersitje. Megjithëse djersa nuk është një fenomen negativ, por me ndryshimin e shpejtë të temperaturës mund të shkaktohet gripi.
Këshilla për parandalimin e gripit tek shtatzënat
Komposto me xhenxhefil dhe sheqer
Kjo komposto këshillohet për gratë shtatzëna me grip.
Përgatitja: Prisni xhenxhefilin në copa të vogla dhe ziejeni në ujë të valuar për vetëm 10 minuta, shtoni pak sheqer në fund. Kjo komposto këshillohet para gjumit.
Pas kësaj pijeje mund të ndodh që t’ju dalë djersë. Përveç xhenxhefilit, edhe qepa ka të njëjtin rol.
1. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C
Vitamina C ju ndihmon në largimin e toksinave jashtë trupit. Këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C si shega, speci domatja, lakra, mandarina dhe kivi.
2. Shpëlarja e gojës me ujë të kripur
Çdo mëngjes, pasi ngriheni nga krevati, shpëlajeni gojën me ujë të kripur. Kjo është një mënyrë e thjeshtë me pak kosto për parandalimin e gripit. Uji me kripë mund ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, duke eliminuar gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve.
Gjithashtu këshillohet larja me ujë të ftohtë e fytyrës në mëngjes, pasi mund të stimulojë rezistencën e trupit ndaj gripit. Ndërsa, në mbrëmje, para gjumit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë, për t’ju lehtësuar nga lodhja e ditës.
3. Pini më shumë ujë
Konsumi i ujit të bollshëm është një mënyrë shumë e thjeshtë për shëndetin e grave shtatzëna. Uji mund të parandalojë gripin dhe dhimbjet e fytit. Çdo ditë, ju sugjerojmë 600 deri 800 ml ujë.
4. Ajrosja e dhomës së gjumit
Duhet të hapni dritaren për të ajrosur ambientin. Përpiquni ta mbani sa më shumë dritaren hapur sidomos para se të flini. Po ashtu dritarja duhet hapur gjatë ditës me diell, meqenëse bimët lëshojnë më shumë oksigjen nën ndriçimin e diellit.
5. Evitoni vendet ku ka shumë njerëz për të ulur mundësinë e prekjes nga gripi gjatë kontaktit me të tjerët.
6. Lëvizje të thjeshta trupore, pa sforcime
Pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk lëvizin apo ecin sa duhet, për shkak se kanë merak për beben. Por, në fakt, stërvitja e thjeshtë është e nevojshme për shëndetin e tyre dhe të fetusit.
Bëni më shumë ecje gjatë ditës, pasi do t’ju ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe ju mbron nga viruset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Si t’i bëni flokët kaçurrela të qëndrueshme
A është skuqja në lëkurën e fëmijës suaj një shenjë alarmi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert