LAJMI I FUNDIT:

Si të mbështillni dhuratat në një mënyrë të pazakontë dhe elegante

Si të mbështillni dhuratat në një mënyrë të pazakontë dhe elegante

Koha më festive e vitit po afron, periudha e festave, kur do t’i mbulojmë të dashurit tanë me dhurata dhe vëmendje

Për ta bërë edhe më të madh gëzimin e tyre, surprizoni me dhurata që do t’i mbështillni në një mënyrë të veçantë.


Dhuratat tuaja do të zbukurohen më tej nga paketimet elegante dhe festive, të zbukuruara me lule apo pemë Krishtlindjesh që i bëni nga letra dekorative.

Ju mund të përdorni të njëjtën letër për mbështjelljen e dhuratave dhe dekorimet, dhe mund të luani me ngjyrat dhe modelet dhe të krijoni një kombinim që do t’i pëlqejë të dashurit tuaj, transmeton Telegrafi.

Duke ndjekur udhëzimet në dy video të shkëlqyera, edhe ju do të mësoni se si t’i mbështillni dhuratat si një profesionist!

Si të mbështillni një dhuratë në më pak se dy minuta
Lexo po ashtu Si të mbështillni një dhuratë në më pak se dy minuta

Sillni risi në dekorimin e festave, argëtohuni dhe bëni të lumtur të dashurit tuaj.

Në këtë mënyrë, ju gjithashtu mund të dekoroni kuti boshe dhe t’i vendosni si dekorim të shtëpisë – nën pemën e Krishtlindjes ose në një raft.

/Telegrafi/