LAJMI I FUNDIT:

Si të lirohemi nga ‘zëri’ i keq

Si të lirohemi nga ‘zëri’ i keq

Të lirohesh nga ‘zëri’ i keq është më vështirë se ta heqësh një etiketë të ngjitur dhe të përforcuar. Të gjithë ne shumë lehtë e etiketojmë dikë dhe kështu i rendisim njerëzit sipas kategorive. Por, nëse e ke zërin e keq (e zi), pyete veten se a është e vërtetë që aty ku ka tym ka edhe zjarr. Mos ngurroni, ne ju ofrojmë dhjetë zgjidhje që të liroheni nga zëri i keq.

Femra paranoike

Problemi: E shikon buzëqeshjen e djaloshit, i cili të pëlqen dhe menjëherë të shkon mendja se si ai me siguri e ka hetuar se ti atë mëngjes nuk ke pasur kohë për t’i larë flokët.


Zgjidhja: Mos u preokupo me këtë, sepse duhet ta dish se djemtë janë plotësisht indiferentë ndaj atyre detajeve dhe shpesh as që i hetojnë ato imtësi, të themi ashtu.

Natyrisht, të gjithë pak a shumë jemi paranoikë, por brenda kufijve të caktuar. Kjo gjë është normale, sepse asnjëherë 100 % nuk mund ta dimë se çfarë mendon në realitet personi tjetër.

Dikush të akuzon se je paranoike? Buzëqesh, ashtu siç di më së miri dhe shikoje atë person në sy. Menjëherë ose pak më vonë edhe ai do të ketë një krizë të vogël. Në atë çast thuaj diçka, si p.sh. “Për mua po thonë se jam paranoike”, transmeton Telegrafi.

E paaftë ta ruajë fshehtësinë (sekretin)

Problemi: Gjithmonë llomotit dhe nganjëherë i harron të gjitha rregullat për ta ruajtur fshehtësinë (sekretin). Kjo gjë shihet në situatat delikate, kur shoqet tua fillojnë të të mos besojnë, sepse mendojnë se pa ndërprerë do të flasësh, d.m.th. llomotit shumë dhe pa nevojë.

Zgjidhja: S’ka gjë më vështirë se përsëri ta fitosh besimin. Nuk ke rrugëdalje tjetër përveç ta zbulosh fshehtësinë tënde para shoqes të cilën e ke tradhtuar dhe të jesh paksa e tërhequr.

Me këtë akt, ajo do të kuptojë se ti asaj po ia përkushton miqësinë dhe besimin. Kështu, ajo do të ndiejë se ti bashkë me kohën do të mund t’ia besosh ndonjë sekret të ri tëndin.

Nëse, megjithatë ajo vendos që t’u tregojë të gjithëve dhe të të hakmerret për sekretin e dhënë, ti duhet të tregohesh si person i matur. Kur të gjithë dinë për sekretin tënd, ndoshta harrojnë se ti e para ke bërë gabimin.

E ftohtë

Problemi: Nuk mund të thuhet se je shumë e hapur ndaj njerëzve. Kjo gjë nuk është e mirë, sepse ndonjë djalosh i bukur nuk do të afrohet, për shkak të ftohtësisë sate në fytyrën tënde, ndërsa ti atë djalosh me siguri do ta kishe dashur.

Zgjidhja: Vetëm me humor mund ta shpëtosh veten nga ai zëri yt i keq. Nuk ka nevojë të buzëqeshësh para djalit i cili të pëlqen. Përkundrazi, tërhiqja vërejtjen që ai të të buzëqeshë.

Djelmoshat i duan fort femrat mendjeholla (mendjemprehta). Të kesh kujdes sepse ndërmjet ftohtësisë dhe pikëllimit është vetëm një hap. Mund të mbesësh e ftohtë në raport me njerëz, por ata me siguri do të mendojnë se ti je e pikëlluar.

Intelektualja

Problemi: Gjithnjë je ndër më të mirat dhe më shumë ke dëshirë të lexosh dhe punosh se të dalësh e të shëtitësh. Shumë shpejt të hedhin në klubin e karrieristëve me syze monotone.

Zgjidhja: Nëse me të vërtetë mban syze, përpiqu që t’i sigurosh thjerrëzat. Nuk ka nevojë që plotësisht ta ndërpresësh mësimin ose punën. Përkundrazi, do të njohësh shumë miq e shokë, të cilët janë si ti. Duhet të kesh durim dhe do të kesh përparësi në çdo pikëpamje.

Kryelarta (mendjemadhja)

Problemi: Kjo është njëra prej dy karakteristikave kryesore për të cilat meshkujt bisedojnë kur flasin për femrat. Kjo nuk është edhe aq e tmerrshme. Por, nëse edhe shoqet tuaja pajtohen me ta, kjo gjë është problem!

Zgjidhja: Duhet të bësh përpjekje të mos i humbësh miqtë (shokët) një nga një. Kryelartësia (mendjemadhësia) shpeshherë është humbje e besimit te të tjerët por edhe te vetvetja. Mendo për të mirë, pra pozitivisht dhe duke qeshur para pasqyrës premtoje se atë ditë do jesh në formë të mirë. Atyre të cilët përhapin fjalë se ti je mendjemadhe, tregoju se të gjithë nuk e kanë karakterin si tëndin.

Përveç kësaj, me ty asnjëherë nuk ka monotoni. Meshkujt të cilët kanë dëshirë që puna t’u shkojë mbarë vetëm atyre, ata nuk janë për ty. Ndoshta nuk është mirë të thuhet, por është e vërtetë se: meshkujt më shumë i duan femrat gënjeshtare se sa ato të sinqertat.

Grykësja (e pangopura) për meshkujt

Problemi: Je njoftuar me djalin dhe pas dy minutash bisedimi me të, miqtë dhe shokët e tij thonë se ti je e lehtë për të përvetësuar dhe se gjithnjë i ndërron dashnorët.

Zgjidhja: Sulmi frontal i tipit: “Besoj se nuk je njëri prej atyre që u besojnë lakmuesve të gjuhëve të gjarprit? E di se të gjithë ashtu thonë”. Ose: “Unë jam viktimë e komplotit. Nëse njoftohem me personin i cili është me mua (anon për mua), çuditem.

A dëshiron të më ndihmosh ta heq atë maskë?” Taktika qëndron në faktin se nga miku përfiton aleatin, i cili ty do të mbrojë në sytë e të tjerëve. Nëse sillesh drejt e si duhet, miku yt këtë do ta kuptojë me zgjuarsi dhe do ta nisë aksionin.

Ai do të luftojë kundër padrejtësisë më efektshëm se ti dhe do ta mbrojë prestigjin tënd. Nëse nuk të beson, përdori aftësitë artistike të aktorit, skuqu dhe binde duke e mashtruar. Nëse me të vërtetë të dashuron, do të lëshojë pe dhe do të të ndihmojë.

Shenjtëresha e paprekshme

Problemi: Në fillim ai të sillet përreth, por kur miqtë më të mirë të tij i tregojnë se ti je rast i pashpresë, ai nis e ftohet nga ti.

Zgjidhja: Binde atë se nuk është fjala për rezistencën ndaj lidhjeve të dashurisë, por për pagjendshmërinë tënde dhe për rezervimin tënd. Tregoj atij se ai duhet ta bëjë hapin e parë, sepse përndryshe nuk do të mund të të përvetësojë. Duhet ta bësh me dije atë se je e dyshimtë.

Meshkujt janë të çuditshëm, i kanë në qejf femrat mendjelehta dhe të hareshme, por dëshirojnë të dalin e të shëtisin edhe me femra të mençura dhe të urta. Për ta është ideale të jenë me femrën, e cila në shoqëri është e tërhequr, por kur të jeni vetëm bëhet si tigër. Nëse mashkulli mendon se ti je e tillë, fitorja jote është më se e sigurt.

E veshura keq

Problemi: Për fat të keq kjo fjalë ka mund të rrjedhë vetëm nga shoqet tuaja. Ato të kanë vlerësuar në bazë të mbathurave për tenis, ose në bazë të jelekëve të gjokseve apo të ngjyrës së fanellës, etj.

Zgjidhja: Bindi të tjerët se mbathjet e tenisit që i ke ti janë  në modë. Pastaj as ti nuk do t’i mbathësh më sepse të gjithë do t’i kenë. Më vonë thuaj shefes sate që të shkojë me ty në shooping. Binde që ajo të blejë diçka që asaj nuk i pëlqen, kështu që në ty është radha të luash me të. Pastaj ti mund të thuash: “Ajo ka insistuar që të blejë këtë ose atë gjë, por shiko se si i rrinë”!

Lozonjarja

Problemi: Dëshiron të jesh e mashtruar, por ti argëtohesh vetëm kur prej tij merr me mijëra komplimente. Prandaj, meshkujt janë të padurueshëm dhe ikin posa e ndiejnë veten se janë të mbyllur. Rezultat i kësaj është pamja jote si lozonjare.

Zgjidhja: Ti duhet t’i caktosh rregullat e lojës. Thuaj atij se nuk je indiferente, por ke nevojë të jesh e mashtruar në mënyrë klasike. Mos e kundërshto dhe mos fol me zë të lartë, sepse ai do të ndihej më pak i vlefshëm.

Meshkujt janë krenarë dhe duhet të besojnë se janë mjeshtër të lojës. E ke të ndaluar të puthesh me të, nëse nuk dëshiron të kesh lidhje me atë djalë. Kur shkon të blesh, mos e kafsho mollën para se ta blesh atë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori