LAJMI I FUNDIT:

Si të jeni i lumtur në një lidhje?

Si të jeni i lumtur në një lidhje?

Mësojeni sekretin prapa lumturisë në lidhje! Duhen disa hapa të thjeshtë për të sjellë dashuri dhe lumturi në një lidhje.

Komunikoni dhe kuptojeni njëri-tjetrin!
A mund të kujtoni të gjitha pyetjet që i bënit njëri-tjetrit rreth pëlqimeve dhe mospëlqimeve? Mos ndaloni. Vazhdoni të bëni pyetje të ngjashme dhe mundohuni të komunikoni me njëri-tjetrin në mënyrë që të kuptoheni më mirë mes vete.

Ndalojini argumentimet!
Nëse dëshironi të ndryshoni jetën tuaj për të mirë, ju duhet të ndaloni argumentimet sa më shpejt që është e mundur. Konfuzionet mund të ndodhin në çdo kohë, por ju duhet të mundoheni të pajtoheni sa më shpejt.


Bëhuni e gatshme për të kërkuar falje!
Në disa kohë ju mund të mos dëshironi të kërkoni falje, duke qenë e bindur se nuk ishte faji juaj. Megjithatë këtu gaboheni. Nuk duhet të mundoheni të dëshmoni se partneri I juaj është gabim dhe ju keni të drejtë. Nuk do të fitoni asgjë.

Respektojeni njëri-tjetrin!
Partneri juaj dhe ju mund të jeni të dashuruar me njëri-tjetrin, por kjo nuk e përmbush recetën për një lidhje të lumtur. /Telegrafi/