Si të hiqni dorë nga dikush që e dashuroni – është e dhimbshme, por mund ta bëni!
Të gjithë e kemi përjetuar në ndonjë fazë të jetës sonë dhimbjen e të humburit një person të cilin/cilën e kemi dashuruar.
Heqja dorë nga dikush që e dashuroni është një prej gjërave më të vështira botë. Fatkeqësisht, ndonjëherë… është e domosdoshme, transmeton Telegrafi.
Meqenëse dhimbja që e përjetoni nga heqja dorë nga personi që e dashuroni mund t’ju bëjë të ndaloni aty ku jeni, ju duhet të ndërmerrni masa për të ecur tutje me jetën tuaj dhe për ta gjetur lumturinë diku tjetër.
Ndonjëherë, ju e dini se çfarë ka ndodhur. Ndonjëherë, ju ndiheni sikurse gjërat ngadalë ju kanë rrëshqitur nga duart dhe nuk mund ta identifikoni një shkaktar.
Por, cilido që të jetë rasti, më së miri është të vendosni se është koha të hiqni dorë dhe të ecni tutje.
E, si ta bëni këtë?
1: Ndaleni kontaktin
Para se të bëni ndonjë gjë, çfarëdo gjë tjetër, fillimisht duhet ta ndalni krejtësisht kontaktin me atë person.
Asnjëherë nuk do të mund të shëroheni nëse e mbani afër personin që ju ka lënduar.
Fshijeni numrin e telefonit, fshijeni nga rrjetet sociale, fshini fotografitë dhe çdo gjë tjetër.
2: Mos i injoroni ndjenjat
Ndjejeni dhimbjen dhe mos ikni nga ajo. Lëreni veten thjesht ta ndjeni atë çfarë jeni duke e ndjerë, edhe nëse nuk ndiheni rehat.
3: Mos fantazoni
Hapi tjetër është t’i ndalni fantazitë.
Posa të filloni ta përjetoni procesin gradual të shërimit të brendshëm dhe të reflektoni në kujtimet e së kaluarës, ju do të motivoheni të fantazoni se ndoshta, vetëm ndoshta, personi do të ndryshojë.
Ndoshta gjërat do të funksionojnë kësaj radhe.
Por, gjërat nuk do të funksionojnë – dhe nuk do të ndryshojnë!
4: Kuptojeni procesin e pikëllimit
Sikurse vdekja e një familjari, përfundimi i një lidhje është humbje dhe me humbje vjen pikëllimi.
Mohimi, izolimi, zemërimi, depresioni dhe pranimi janë të gjitha faza normale të procesit.
5: Merreni të gjithë kohën që ju nevojitet
Sikurse pikëllimi, edhe shërimi është proces. Jepni kohë që ta bëjë të veten.
6: Pyeteni veten se çfarë po kërkoni në lidhje
Pauzoni për të imagjinuar se si duhet të jetë lidhja juaj ideale.
Vlerësoni se çfarë ka ndodhur gabim në lidhjen e kaluar, çfarë ka funksionuar dhe si duhet të jetë lidhja e ardhshme.
7: Bëhuni mirënjohës
Fillojeni ditën duke qenë mirënjohës. Rikujtojani vetes çdo ditë të gjitha gjërat e mira që janë duke ju ndodhur në jetë.
8: Duajeni veten
Në vend se ta kritikoni veten, praktikojeni dashurinë për vetveten.
9: Dilni dhe jetoni
Punoni, ndiqeni pasionin, takoni njerëz të ri apo shkoni në një aventurë. Çfarëdo që të jetë, filloni duke krijuar eksperienca të reja, kujtime dhe lidhje për t’i zëvendësuar kujtimet e vjetra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi