LAJMI I FUNDIT:

Si të gjesh paqen e brendshme në këtë jetë të rrëmujshme

Si të gjesh paqen e brendshme në këtë jetë të rrëmujshme

Ka një ritëm të tillë jeta sot, gjithmonë duke rendur nga një punë te tjetra, që të ngarkojnë me detyra aq sa duket e pamundur të gjesh paqen e brendshme. Por duhet të dish si…

Synimi kryesor

Sa herë mendoni për jetën duket sikur ngarkoheni. Çfarë dua të bëj? Cili është qëllimi? Për çfarë duhet të luftoj? Këto pyetje të mbajnë në ankth prandaj duhet të gjesh një qëllim kryesor. Ai do ju tregojë drejtimin, ju bën të kuptoni arsyen e gjërave. Ai ju ndihmon të fokusoheni në gjëra të rëndësishme dhe injoroni ato që ju hutojnë. Po të njohësh qëllimin kryesor, arrin të kesh një personalitet të përmbushur. A nuk ke menduar edhe më parë “mund të përqendrohem vetëm atëherë kur e di çfarë jam duke bërë”?


Kalo një të premte mbrëma me miqtë ose familjen

Ndonjëherë jeta e ngarkuar është thjesht një mbushës i boshllëkut dhe vetmisë së brendshme. Ne nuk kemi kohë të takohemi me njerëzit që duam më shumë, por sa herë mblidhemi me miqtë ose familjen, qetësohemi dhe kënaqemi si me asgjë tjetër. Kujtohuni që ka kohë për të punuar dhe kohë për të pushuar. Sigurisht njerëzit më të afërt jua bëjnë jetën kuptimplotë. Komunikimi është rruga e garantuar për të çliruar stresin, për të menduar pozitivisht dhe për ta atakuar vëmendjen nga jeta e ngarkuar. S’ka rëndësi sa e zënë je, gjithmonë duhet t’i kushtosh pak kohë njerëzve të dashur.

Gjithmonë sajo një kohë për veten

Mos harro që nuk je vetëm një punonjëse e zonja, je gjithashtu një bashkëshorte, një mama, një shoqe apo çfarëdo tjetër. Kur u kushton vëmendje të tjerëve, shpesh harron të kujdesesh për veten. Por në fund, si mund të menaxhosh punën dhe familjen me sukses kur nuk mund të kujdesesh për veten? T’i kushtosh kohë vetes mund të thotë të meditosh, të lexosh një libër ose të marrësh ca trajtime spa…megjithatë, çfarë do të thotë për ty “kohë për vete”, duhet të gjesh për veten të paktën 30 minuta në ditë për t’u mbrojtur nga mbilodhja dhe stresi i tepërt.

Komuniko me natyrën

Këto vite njerëzit kanë më pak marrëdhënie me natyrën, që shton stresin gjithashtu. Kalimi I gjithë kohës brenda, para kompjuterit, është shkaku kryesor i stresit dhe rëndesës mendore, por natyra është një shëruese shumë e mirë për humorin, gjendjen e brendshme dhe mendjen. Mundohu të meditosh ose të bësh ushtrime jashtë në natyrë, bëj një ecje në parkun më të afërt. Po të kalosh qoftë 20 minuta, çdo ditë, në natyrë, ndikimi në shëndetin dhe gjendjen shpirtërore do jetë afatgjatë.

Praktiko frymëmarrjen dhe meditimin

Teknikat e frymëmarrjes dhe meditimit janë për t’u përqendruar në ndjenjat e brendshme. Thithja dhe nxjerrja e frymës ndihmon mendjen të shpërqendrohet nga problemet dhe të rifitojë qetësi të plotë. Përpiqu të praktikosh meditimin rregullisht dhe do të mësosh të qëndrosh e qetë pavarësisht sa e shqetësuar dhe e çmendur mund të jetë jeta. Ti mund të meditosh edhe në punë gjatë një pushimi. Do të ndihmojë të karikohesh dhe ta rimarrësh punën më me zell.

Bëhu e vetëdijshme për veprimet e tua

Shumicën e gjërave që bëjmë gjatë ditës, e bëjmë automatikisht. Zgjohemi, shkojmë në punë, drekojmë…lista është e gjatë. Provo t’i vësh re këto detaje dhe të jesh e ndërgjegjshme për çastet. Për shembull, kur pret në semafor, shiko fytyrat e njerëzve. Ato shprehin indiferencë, ose buzëqeshje, ose asgjë. E vërteta është që shumica e njerëzve. kanë një jetë të ngarkuar dhe humbasin gjëra të vogla si perëndimi i diellit ose fytyrat e kalimtarëve. Këto çaste do ju ndihmojnë të shihni pikturën e plotë, të qetësoheni dhe ta doni jetën më shumë.

Mos harroni që çdo gjë është relative

Sa herë ndiheni poshtë me moralin, duhet të kujtoni që çdo gjë është relative. Gjendja e situatës varet nga si e menaxhon atë. Kur ndjen ankth për diçka pyesni veten “Do jetë e rëndësishme kjo pas pesë vitesh?” Pastaj do e kuptosh që ca gjërave u japim më shumë rëndësi seç duhet. Kjo pyetje do të ndihmojë të shmangësh ankthin pavarësisht situatave. /Telegrafi/