LAJMI I FUNDIT:

Si të eliminohen njollat e pemëve nga rrobat në mënyrë natyrale

Si të eliminohen njollat e pemëve nga rrobat në mënyrë natyrale

Më së shpeshti përdorim agjentë të fuqishëm kimikë, krejtësisht të panevojshëm!

Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë e eliminimit të njollave nga pemët është… uji i vluar, transmeton Telegrafi.


Sapo të vëreni njollën, qitni sipër ujë të vluar (drejtpërdrejt nga ena) dhe qitni derisa njolla të zhduket në tërësi. Është me rëndësi që njollat të mos thithin ujin e vluar, andaj vetëm qitni sipër.

Nëse nga njolla ka mbetur vetëm gjurmë e zbehtë mund ta lani me ujë të zakonshëm nga çezma.

Mirëpo, nëse njolla është e thatë dhe e vjetër dhe uji i vluar nuk ndihmon, fërkojeni me lëng limoni dhe shpëlajeni me ujë të nxehtë.

Tretja e zbutur e kripës së amoniakut gjithashtu eliminon mirë njollat nga disa lloje pemësh.

Në pambuk apo materiale sintetike ndihmon qumështi i nxehur shumë, të cilin duhet ta fërkoni dhe pas disa orëve lajeni në ujë të vakët me shtesë sapuni.

Edhe një mënyrë si t’i eliminoni njollat është që t’i fërkoni një sasi të vogël kripe para larjes.

Shpëlani me ujë të ftohtë dhe zhyteni në detergjent të lëngshëm. Pastaj lajeni në ujë të nxehtë nëse është e lejuar të lahet lloji i pëlhurës. /Telegrafi/