LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket dhe zhvillohet e gjithë procedura gjyqësore ndaj Donald Trumpit?

Si do të duket dhe zhvillohet e gjithë procedura gjyqësore ndaj Donald Trumpit?

Donald Trump do të bëhet zyrtarisht ish-presidenti i parë i SHBA-së që do të përballet sot me akuza penale, kur ai të dalë në gjyq në Nju Jork.

Procedura duhet të jetë e shpejtë dhe rutinore, por përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-së, shkruan CNN.


Trump është planifikuar të mbërrijë në gjykatën në qendër të Manhatanit pasdite, kurse arrestimi i tij do të procedohet nga Prokuroria e Qarkut dhe do të dërgohet në gjykatë. Aty do t’i lexohen akuzat ndaj tij.

Mediat nuk do të jenë në gjendje ta transmetojnë gjyqin drejtpërdrejt, tha një gjykatës të hënën mbrëma, duke mohuar një kërkesë nga disa organizata mediatike, përfshirë CNN.

Trump: Sot vajtojmë humbjen e drejtësisë në Amerikë
Lexo po ashtu Trump: Sot vajtojmë humbjen e drejtësisë në Amerikë

Megjithatë, pesë fotografë do të lejohen të bëjnë fotografi të Trump dhe sallës së gjyqit përpara se të fillojë seanca.

Në seancën e sotme, aktakuza do t’i paraqitet për herë të parë publikut dhe ekipit ligjor të Trump, i cili do të dëgjojë detajet e para për akuzat konkrete me të cilat do të përballet ish-presidenti.

Hetimi buroi nga një pagesë sekrete për porno yllin Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016.

Sipas CNN, Trump do të ndiqet gjatë gjithë ditës nga shërbimi sekret. Arrestimi i tij do të procedohet në Prokurorinë e Qarkut ku do t’i merren gjurmët e gishtave. Është ende e paqartë nëse Trump do të fotografohet gjatë arrestimit zyrtar, pasi ka shqetësime se mund të “rrjedhë”.

Trump do të dërgohet përmes korridoreve të pasme dhe ashensorëve në gjykatë, e cila ndodhet në të njëjtën ndërtesë me zyrën e prokurorit të qarkut. Ai do të kalojë përmes korridorit publik drejt sallës së gjyqit ku do të paraqitet para gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori