LAJMI I FUNDIT:

Si të dilni nga parkingu pa rrezikuar të përplasni ndonjë veturë tjetër

Si të dilni nga parkingu pa rrezikuar të përplasni ndonjë veturë tjetër

Në të shumtën e rasteve dalja nga parkingu mund të jetë një fazë stresuese për shumë shoferë e sidomos për shoferët më të rinj.

Por, një video e ndarë në rrjetet sociale ju tregon mënyrën ideale se si të dilni nga parkingu pa përplasur veturën në anën tjetër, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, mos u ngutni që të merrni kthesë menjëherë me veturën tuaj.

Siguroheni që të ecni fillimisht përpara deri në gjysmë, pastaj filloni dhe të ktheni timonin tuaj djathtas apo majtas, varësisht se nga cila anë do të shkoni. /Telegrafi/