LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni tortën Princesha Disney? Receta më e kërkuar në botë me mbi 226 milionë shikime

Si të bëni tortën Princesha Disney? Receta më e kërkuar në botë me mbi 226 milionë shikime

Në laryshinë e recetave në internet, duhet të keni pyetur veten se cila prej tyre kishte më shumë shikime në botë, sepse kjo mund të jetë gjithmonë një tregues i mirë se edhe ju do të dëshironi të provoni diçka kaq të njohur në shtëpi

Besojeni ose jo, videoja më e kërkuar për sa i përket recetave është ajo në të cilën dy motra tregojnë se si bëhet një tortë në formën e princeshave të Disney-t, me mbi 225 milionë shikime, transmeton Telegrafi.


Për shumëkënd, ky do të jetë një informacion befasues, por për të gjithë ata që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi, interesi është plotësisht i justifikuar, pasi në vitet e fundit Elsa dhe Ana kanë dërguar emra të mirë për çdo shtëpi në botë. E kur të vegjlit kanë ditëlindjen, shpeshherë kërkesa është një tortë në formën e këtyre personazheve vizatimorë.

Për këtë krijim shumë të bukur dhe të thjeshtë do t’ju nevojiten kore të gatshme për tortë dhe mbushje të bollshme me ngjyra, si dhe dy kukulla.

Këto kuzhiniere kanë prerë secila koren e tyre të gatshme në një trashësi prej 5 centimetrash, më pas kanë shpuar një vrimë në mes, pastaj kanë vendosur edhe një kore tjetër, këtë herë 2,5 centimetra të trashë, gjithashtu me një vrimë.

Në mes e kanë vënë dhe e kanë rrafshuar mbushjen. Më pas kanë vendosur koren e tretë, e cila nga njëra anë është e rrumbullakët (shiko në video se si bëhet kjo kore). Në mes po ashtu kishte mbushje.

Zhvishni kukullat, nëse kanë rroba, dhe futini drejt në vrimë dhe filloni të dekoroni, pasi ta keni mbuluar të gjithë tortën me shtresë mbushjeje (ngjyrat blu janë kryesisht të përfaqësuara në video).

Është shumë e thjeshtë, madje edhe shumë argëtuese, nëse mbështetemi te shikimet.

/Telegrafi/