E keni gjetur të dashurin e përkryer? Nëse jeni duke e kërkuar një mënyrë për ta bërë të lumtur dhe ta mbani për vete, ne ua zbulojmë dhjetë hapa të thjeshtë, në mënyrë që të bëheni e dashura e tij e përkryer.
Bëjeni njeri më të mirë
E dashura e mirë nuk e mëson mashkullin të jetë romantik dhe kavalier. Ajo e njeh nga thembra në kokë, di si mendon dhe çfarë problemesh ka si dhe i ndihmon që t’i korrigjojë mangësitë e tij. A e motivoni të dashurin tuaj që t’i realizojë ëndrrat e tij?
A bisedoni lidhur me të ardhmen e tij dhe potencialet që ka? Ndërsa nga karakteristikat më të mira të një të dashure të mirë është mundësia e saj që të drejtojë dhe formojë të dashurin e tij në mënyrë që ai të bëhet më i mirë seç ka qenë më parë.
Le të ndihet i veçantë
Secili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë. Sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që i pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.
Merreni iniciativën në shtrat
“Edhe pse të gjithë mendojnë që seksi është diçka që në dhomën e fjetjes zhvillohet me iniciativën e mashkullit, ne e dimë se femrat kënaqen gjatë seksit njëjtë sikur edhe gjinia më e fortë. Për këtë arsye, kohë pas kohe është mirë që ta merrni iniciativën. Secila e dashur e mirë di të jetë e turpshme, por kohë pas kohe është në gjendje të tregojë disa aftësi seksuale, të cilat gjithmonë e befasojnë këndshëm partnerin e saj, transmeton Telegrafi.
Impresionojeni familjen dhe miqtë e tij
Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes e ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi.
Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.
Takohuni, por mos e teproni
Secili mashkull e do një të dashur, e cila është e pavarur ose megjithatë e varur. Disa vajza janë të ngathëta dhe kërkojnë nga i dashuri që t’u ndihmojë për të gjitha gjërat. Në anën tjetër, ka edhe prej atyre që janë tepër të pavarura.
Meshkujt preferojnë ato të cilat janë në mes. Secili mashkull pëlqen të jetë i pranishëm për të dashurën, kur ajo ka nevojë për ndihmë. Këtu mund të vijnë në shprehje edhe disa gjëra ose instinkti i tij mbrojtës ose dëshira që të ju impresionojë ose plotësojë dëshirat.
Meritojeni respektimin e tij
Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë.
Nëse besoni në vete dhe në aftësitë tuaja dhe e keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do të ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.
Vishuni mirë
Për mashkullin nuk ekziston një – gjë më seksi sesa një e dashur, e cila e ndriçon hapësirën në të cilën paraqitet me dukjen e saj. Bëhuni ajo e dashur. Kur e tërë dhoma të ndalet dhe të ju shikojë, do ta ndieni se si zemra e të dashurit tuaj rrah me krenari dhe lumturi. Për këtë arsye, secilën herë kur të dilni me të vishuni mirë.
Jini inteligjente dhe mendjemprehtë
E dashura e mirë është e vetëdijshme për botën rreth saj. Nuk keni nevojë të jeni shkencëtare, por mund të jeni inteligjente kur të bisedoni me të. Nëse ia dilni, nuk ka shans që do t’ia lejojë vetes ta humbë dikë sikur ju. Nuk themi se duhet të jeni një enciklopedi në dy këmbë, person inteligjent është ai i cili di disa gjëra, por që i di shumë mirë.
Kujdesuni për vete dhe për të dashurin tuaj
A kujdeseni për veten? Mbusheni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivizëm. Ushtroni, dukuni bukur dhe ndihuni mirë. Nëse të dy jeni të kënaqur me veten dhe me jetën tuaj, do të përhapni pozitivizëm, i cili do të ju sjellë shumë të mira në jetë.
Jini mashkull kur kjo të jetë e nevojshme
Mashkulli do që e dashura e tij të jetë e këndshme dhe e kujdesshme, por kohë pas kohe, veçanërisht kur në televizor ka ndonjë lojë futbolli, nuk do ta pengonte që të uleni me të dhe shoqërinë e tij dhe të anoni për ekipin e tij të preferuar.
Për këtë arsye lirisht mund t’i bashkëngjiteni kohë pas kohe klubit të meshkujve dhe të argëtoheni mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Stilime që fshehin rrallimin: Modele elegante për flokë të hollë

Nga bluja e hapur në argjend – zbuloni nuancat e këpucëve të sheshta që do të rifreskojnë stilin tuaj pranveror
Dukja e Monica Belluccit pa Photoshop: Nuk i pëlqejnë procedurat estetike dhe nuk ka komplekse

Psikologu pohon se të gjitha çiftet duhet të shmangin katër fraza

Dëshironi të përmirësoni vetëbesimin e fëmijës suaj? Bëni këto tetë veprime, sipas ekspertes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë