Gjithnjë e më shumë vogëlushë kanë problem me ekzemën, përkatësisht me dermatitin atopik, simptomat e të cilit posaçërisht janë më të theksuara gjatë dimrit
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë në hapësira të mbyllura lëkurën e bëjnë edhe më të thatë, më të irrituar dhe më të prirë ndaj të kruarit, transmeton Telegrafi.
– Kjo gjendje godet rreth 17 për qind të fëmijëve, nga të cilët shumica për herë të parë është sëmurë me ekzemë para moshës pesëvjeçare, më së shpeshti në ditët e foshnjërisë – shpjegon doktor Richard Antaya, drejtor Dermatologjisë së Fëmijëve në Universitetin Yale.
– Dermatiti atopik është i trashëgueshëm dhe zakonisht shfaqet te vogëlushët në familjet e të cilëve ekzistojnë historia e ekzemës, alergjia, riniti alergjik apo astma.
Mund të shfaqet në këmbë apo duar, por shpesh edhe në fytyrë.
Lajm i keq është që për ekzema nuk ka ilaç, mirëpo kura e drejtë mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.
Sapuni i zakonshëm i fëmijëve dhe rrobat e pambukta janë diçka që do të duhej të nënkuptohej.
Produktet aromatike për higjienë, bartja e pëlhurave siç janë leshi apo ato sintetike, si edhe djersitja mund të jenë shkaktarë të dermatitit atopik. Prandaj duhet reduktuar në minimum. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë