LAJMI I FUNDIT:

Si ta vëreni kur nuk është i interesuar

Si ta vëreni kur nuk është i interesuar

E kundërta e dashurisë në shikim të parë është ajo që quhet 'mungesa totale e emocioneve'. Partneri mund të shfaqet në kohë në takim, por veç kësaj ai është tërësisht i ftohtë dhe i largët.

Është shumë e lehtë të dihet se kur keni dalë me një person të ftohtë, por ja disa shenja që duhet kërkuar nëse mendoni se keni të bëni me një të tillë:
* Nuk ju bën asnjëherë pyetje rreth vetes dhe kur ju flisni ai duket i mërzitur me çka do që thoni;
* Ju dërgon vazhdimisht në vende joromantike;
* Nuk jeni e sigurt as a jeni në një takim dashurie, për shkak se nuk ka asnjë shenjë intimiteti apo afërsie.
* Nuk ka mbajtje të duarve apo puthje, mezi merrni një shtrëngim duarsh.
* Në fund të takimit ju lë ‘varur’, nuk ka premtim për një takim të dytë apo një komunikim të çfarëdo lloji në të ardhmen thjeshtë një "ndoshta do të shihemi prapë ndonjëherë".

Ka shumë arsye për këto sjellje, por ajo më e dukshmja është se ai në fakt nuk është qa i interesuar për ju. Mund të provoni dhe ta mashtroni veten se ai thjesht po vuan nga një zemër e thyer në të kaluarën apo ndonjë çështje tjetër jetësore. Çfarëdo që të jetë arsyeja, sigurisht se nuk do të përmirësohet gjendja, kështu që më mirë shpëtoni sa e keni ende zemrën të pacenuar. /Telegrafi