LAJMI I FUNDIT:

Si ta tejkaloni ndarjen?

Si ta tejkaloni ndarjen?

Ndarja mund të jetë shumë e dhimbshme, por ju duhet ta tejkaloni atë me anë të disa aktiviteteve.

Filloni ushtrimet!
Mënyra më e mirë për të ngritur disponimin tuaj është nëpërmjet ushtrimeve. Mund të shkoni në palestër ose në një kurs për joga për t’u relaksuar.

Kujdesuni për pamjen!
Kjo do t’ju ndihmojë me vetëbesimin, duke ju bërë të ndiheni joshëse dhe e dëshirueshme prapë. Do të ndiheni mirë dhe e gatshme për të dalë.


Mendoni rreth ndarjes!
Jepni vetes kohë 15 minuta dhe mendoni për çdo gjë që keni për të menduar. Kjo do f ju ndihmojë të largoni energjinë negative dhe të fitoni kontroll mbi situatën.

Fshini çdo gjë!
Nëse vazhdoni të kontrolloni atë në rrjete sociale, në telefon, në “chat” fshijeni nga të gjitha këto. Në këtë mënyrë ai nuk do t’ju vijë në mendime, për shkak se e keni fshirë çdo mënyrë komunikimi, .

Shkoni në një udhëtim!
Mund të realizoni atë udhëtimin që e keni planifikuar për kaq shumë kohë. Por, mos u nxitoni të shkoni shumë shpejt. Duhet të ‘shëroheni’ plotësisht para se të shkoni për të shijuar kohën e mirë. /Telegrafi/