LAJMI I FUNDIT:

Si ta përvetësojmë pamjen e një “mbretëreshe të bronztë”

Si ta përvetësojmë pamjen e një “mbretëreshe të bronztë”

Flirtuese, zbavitëse dhe e pa bezdishme, kjo pamje kjo e krijuar nga profesionalistja e grimit në Chanel, Angela Levin, pikërisht për këtë verë!

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com

Fërkoni një copë akull në fytyrë (nënkuptohet që akulli duhet të mbështjellët nga një leckë dhe jo të aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë), për të zvogëluar ënjtjen (pezmatimin), zvogëluar poret, dhe për ta pakësuar djersitjen – e domosdoshme kur aplikoni grim gjatë një dite te nxehtë. Largoni lagështinë me një peshqir.

Zgjidhni një krem të ashtuquajtur CC (që përmban një nuancë më të mbylltë, mbron kundër diellit, dhe hidraton fytyrën) një nuancë më të mbylltë se normalja – formula e tërësishme do t’iu bëj të dukeni të rrezitur. Shpërndani njëjtë në fytyrë dhe në qafë.


 
Me lëvizje qarkore shpërndani gjithë kremin nëpër fytyrë dhe në qafë për ta formuar një bazë, pastaj aplikoni një shtresë tjetër në mollëza, hundë, sipër syve dhe në mjekër. Aplikoni ngjyrë të kuqe të çelët në mollëza, ngjyrë bezhë (kafe të çelët) në kapakët e syve, dhe nënvizojeni vijën e sipërme të qerpikëve me një laps ngjyrë gri.

Nënvizojeni qerpikët e poshtëm me një laps ngjyrë të kaltër të ndezur, dhe poashtu aplikoni një maskarë me ngjyrë të njëjtë në qerpikët e poshtëm (ngjyra do të vërehet kur ju bie dielli). Për t’iu përshtatur shkëlqimit, mbuloni qerpikët e sipërm me të kaftë ose të zezë. Mbaroni dukjen me një buzëkuq ngjyrë të kuqe të çelët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

Për nënat
Kalo në kategori