Andropauza është sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit të hormonit të testosteronit. Simptomat janë plogështi, këputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual.
Mjekët shprehen se meshkujt mund të mjekohen përmes hormoneve. Terapia sjell përmirësim të humorit, ulje të nervozizmit, përmirësim të cilësisë së gjumit dhe jetës seksuale si dhe rritje të masës muskulore.
Në ç’moshë shfaqet andropauza?
Është diçka që varion, femra mund të preket prej menopauzës nga mosha 48 deri në 53 vjeçe. Te mashkulli ky fenomen mund të shfaqet shumë para kohe.
Nëse një mashkull ka pësuar një traumë dhe i janë dëmtuar testikujt në një aksident automobilistik, në qoftë se nuk i nënshtrohet një terapie hormonale zëvendësuese, andropauza bëhet vërtet shqetësuese.
Sa më i madh të jetë deficiti i hormoneve, aq më të mëdha janë komplikacionet dhe jo vetëm në nivelin e libideve që duhen kontrolluar (testosteroni dhe testosteroni i lirë janë përgjegjës të libidosë së lirë).
Andropauza nuk prek të gjithë meshkujt
Ka meshkuj që kanë mbudhur të 80-at dhe kryejnë një aktivitet të rregullt seksual, janë të shëndetshëm, kanë bërë një jetesë të mirë dhe nuk është e thënë që të preken nga andropauza. Menopauza te femrat është diçka e sigurt, ndërsa te mashkulli nuk është e thënë që të jetë. Është rast i veçantë që lidhet me një sëmundje ose një traumë.
Natyrisht që nuk është diçka matematike që një burrë, i cili i ka mbushur të 60-at të ketë andropauzë, mund të ketë një rënie të dëshirës seksuale, gjë që lidhet edhe me problemet fizike. Mund të ndodhë që gruaja të bëhet më e ftohtë me kalimin e viteve, atëherë mashkulli mund të mendojë se vuan nga andropauza. Por me një stimul të përshtatshëm çifti mund të ketë një jetë seksuale normale.
Andropauza mund të prekë 10 për qind të meshkujve adultë, kryesisht gjashtëdhjetëvjeçarët. Por kur prek më të rinjtë atëherë po që është me të vërtetë një problem: një 40-vjeçar të cilit i bie dëshira seksuale, do të thotë se mund të ketë mungesë hormonesh dhe kjo gjë e bën të bjerë në depresion.
Si mund ta përballojmë?
Duhet studiuar pacienti me analiza hormonale specifike, nga pikëpamja metabolike dhe nëse ka andropauzë, duhet të bëjë një analizë mineralometrike (si një lloj grafie kockore) për të parë gjendjen e kockave.
Individi që është prekur nga andropauza i ndryshon toni i zërit, sepse kordat vokale kanë ndikim hormonal. Te meshkujt që po plaken, tipike është shtimi i barku, zgjerimi i brinjëve. Për ta kapërcyer sa më lehtë këtë gjendje duhet të bëjnë gjimnastikë.
Me çfarë terapie kurohet andropauza?
Nuk përdoren më terapi që mund të jenë të rrezikshme për prostatën. Nëse gjendja e prostatës është normale, atëherë mund t’i nënshtrohet një kure hormonale me bazë xhelin, i cili aplikohet në shpatull në mëngjes pas ngritjes nga gjumi dhe dushit.
Në tre minuta ilaçi fillon të përhapet në të gjithë trupin. Bëhet fjalë për një xhel me bazë testosteronin e lirë që modifikonin simptomat e andropauzës. Gjithçka duhet të kryhet sipas porosive të mjekut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit