Si ta parashikoni gjininë e bebes në mënyrë natyrale

Posa ta kuptoni se jeni shtatzënë, patjetër se do t’ju rritet edhe kureshtja për ta kuptuar gjininë e personit që mbani në bark.
Ndonëse mënyra më e saktë është që gjinia të kuptohet përmes ultrazërit, faktikisht ka disa metoda natyrale, por që nuk janë të vërtetuara shkencërisht, për kuptimin e gjinisë së bebes, transmeton Telegrafi.
Bebja është djalë nëse i keni këto shenja:
- Pulsi i zemrës së fetusit është më i vogël se 140 rrahje për minutë
- Duart i keni shumë të thara gjatë shtatzënisë
- Nuk keni qenë shumë e sëmurë gjatë shtatzënisë
- Barku ju është zmadhuar në pjesën e poshtme e jo lart
- Keni rritje më të shpejtë të qimeve
- Preferoni të flini në anën e majtë
- Jeni më agresive
Bebja është vajzë nëse i keni këto shenja:
- Sëmureni në mëngjes gjatë tremestrit të parë
- Pulsi i zemrës së fetusit është të paktën 140 rrahje për minutë
- Gjoksi ju rritet shumë
- Barku ju është zmadhuar në pjesën e epërme
- Preferoni të flini në anën e djathtë
- Në vend se të rriten mirë, flokët ju dobësohen
- Keni më shumë akne. /Telegrafi/


















































