Lëreni të përqendrojë energjinë e tij në gjëra të rëndësishme
Fëmijët janë burim gjallërie, lozonjarë dhe kanë dëshirë të vazhdueshme për “aksion”.
Një ndër gabimet e mëdha të cilat mund t’i bëjmë janë që ne i pengojmë.
Ajo që është e nevojshme duhet ta orientojmë atë energji, më saktësisht, t’u ndihmojmë të mësojnë që të përqendrohen kur kjo gjë është e nevojshme, transmeton Telegrafi.
Në çfarë mënyrash mund ta ndihmojmë një fëmijë të përmirësojë përqendrimin?
1. Sigurojini atyre një mjedis të qetë
Zhurma dhe muzika e lartë ndërhyjnë në përqendrim, sepse shpërqendrojnë vëmendjen dhe krijojnë kaos në mendime, kokë madje edhe emocione. Në të kundërt, qetësia dhe paqja rrisin aftësinë e fëmijës për t’u fokusuar në një gjë të caktuar.
2. Largoni ekranet
Është vërtetuar se drita e kaltër e ekranit çrregullon vëmendjen dhe gjumin, si dhe zhvillimin e trurit dhe vetë shikimin. Pasojat e para të përdorimit të tepërt të ekranit mund të shihen në mungesën e vëmendjes, por kjo çon më tej në dëmtim të shikimit, qëndrim jo të duhur, dhimbje shpine dhe dhimbje qafe, madje edhe varësi.
3. Gjeni lojëra të përshtatshme
Kur ndalojmë ekranet, ka alternativa që do të plotësojnë kohën e lirë dhe do të jenë të dobishme në të njëjtën kohë. Ngjyrosja, enigmat, lojërat shoqërore, vizatimi dhe leximi janë vetëm disa nga aktivitetet që përmirësojnë përqendrimin. Gjeni atë që i përshtatet fëmijës tuaj, filloni lojën së bashku dhe shikoni zhvillimin e vëmendjes së tyre.
4. Gjumi
Gjumi i mirë luan një nga rolet më të rëndësishme për zhvillimin e trurit. Një tru i lodhur thjesht nuk ka kapacitetin e nevojshëm për vëmendje.
5. Aktiviteti fizik
Sporti kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm psiko-fizik të fëmijës. Sikurse çdo trajner që është i përqendruar te përparimi, edhe fëmija do të mësojë t’i drejtojë zakonet dhe vëmendjen e tij drejt të mësuarit. Ai do të zhvillojë aftësinë për t’u fokusuar në një qëllim dhe ngadalë do të krijojë taktika që do ta çojnë atë drejt atij qëllimi. Në planin afatgjatë, kjo përmirëson përqendrimin e përgjithshëm.
6. Pushime të rregullta dhe detyra të shkurtra
E kombinuar me këtë, ne i mësojmë ata të bëjnë pushime të rregullta. Një pushim prej 5 deri në 10 minuta çdo 45 minuta duhet të jetë i mirë për një adoleshent. Fëmijët më të vegjël duhet të kenë pushime më të shpeshta, sepse shtrirja e vëmendjes së tyre është ende në zhvillim.
Kujtesa dhe përqendrimi janë çështje trajnimi, përsëritjeje dhe praktike. Një fëmijë që tani ka problem me vëmendjen, me këto teknika dhe zakone, mund të përmirësojë shumë shpejt përqendrimin. Bëjeni një lojë për ta, mos krijoni presion pasi mund të rezultojë në kundërthënie. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Këpucë me zgjatime flokësh?! Ndoshta kjo është dukja më e çuditshme e Julia Fox deri më tani
12 mënyra për t’u bërë më tërheqës tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre