Të dish të humbësh, mund të kthehet në një avantazh shumë të madh. Por ndodh që shpesh të ndalemi tek aspektet negative të një dështimi, duke injoruar potencialitetin.
Në një studim të fundit, Madsen e Desai kanë zbuluar se, në termat e nxënies, mësimi që na jep një dështim mbahet mend për më shumë kohë se sa informacionet që lidhen me një arritje apo sukses. Por, zakonisht, njerëzit nuk kanë një marrëdhënie të mirë me dështimet e vogla apo të mëdha me të cilat janë përballur.
Por, çfarë duhet të bëjmë për të mos u udhëhequr nga droja? Kemi përzgjedhur disa strategji, të cilat mund t’ju ndihmojnë që një humbje ta shndërroni në një trampolinë drejt përmirësimit dhe rritjes personale.
Nuk është fundi i botës
Gjëja e parë që duhet të kuptoni kur nuk mund të përmbushni një objektiv, është se nuk duhet ta përjetoni si dramë. Në disa raste kemi tendencën të jemi tejet katastrofikë, duke imagjinuar pasoja të pariparueshme. Megjithatë, të gjitha pritshmëritë pesimiste nuk i korrespondojnë pothuajse asnjëherë realitetit, ndaj mos dramatizoni.
Të rrëzoheni është normale
Dështimi duhet të konsiderohet si ngjarje normale – në njëfarë mase, i paevitueshëm – dhe mundësisht pozitiv, i cili duhet pranuar pa u demoralizuar. Sigurisht, duhet të mundohemi t’i maksimalizojmë rezultatet e mira dhe të ulim sa më shumë të jetë e mundur dështimet, por të mendoni se është e mundur të evitojmë gjithçka është një iluzion i pastër.
Nuk do të zgjasë përgjithmonë
Siç na mëson Martin Seligman (1990), nëse mendojmë se shkaku i dështimit tonë është i përhershëm (“jam budalla”, “jam i shëmtuar”), nuk bëjmë asgjë për t’u përmirësuar. Por, në rast se besojmë se shkaku i dështimit është i përkohshëm (isha vetëm pak i lodhur”, apo “nuk iu përkushtova sa duhet punës”), atëherë mund të veprojmë për të ndryshuar dhe për të arritur synimet që i vendosim vetes.
Rifitoni vetëbesimin
Është e rëndësishme të njohim gabimet dhe të marrim përgjegjësitë për veprimet që bëjmë. Por kjo nuk do të thotë se dështimi të jetë gjithmonë dhe vetëm për fajin tonë. Të kaloni orë të tëra duke fajësuar veten për atë çka ka ndodhur, shërben vetëm të konsumoni energji të vyera mendore, që mund t’i përdorni për të gjetur zgjidhje alternative.
Rindërtoni ndjenjat
Është hapi më i vështirë, – ndjenjat që pasojnë pas një zhgënjimi janë ato të turpit, poshtërimit, frikës, inatit, trishtimit – mund të na përfshijnë, edhe pse ndjenja të tilla janë normale. Nuk mund të përgjigjemi në mënyrë efikase përballë ngjarjeve të jetës derisa nuk vendosim ta lëmë mënjanë ankthin.
Ndryshoni drejtim
Le ta konsiderojmë mossuksesin për atë që është realisht: një dështim i çastit, i cili ngadalëson projektet. Sigurisht një vonesë nuk është e barabartë me një dështim dhe s’duhet ta interpretojmë një rrugë me pengesa si fundi i një udhëtimi. Ndoshta nuk mund të vazhdojmë më në drejtimin fillestar, por pothuajse gjithmonë ka rrugë të tjera për të mbërritur në të njëjtin rezultat.
Jini proaktivë
Ndërkohë që ata që i tremben falimentimit mund të bllokohen edhe për shumë kohë, në tentativën për të evituar zhgënjime të mëtejshme,individët që arrijnë të kenë sukses zgjedhin të rrezikojnë dhe të jenë proaktivë. Për të ndryshuar, duhet të veproni: përfundojeni një projekt, sado modest qoftë ai. Jep gjithnjë më tepër kënaqësi se sa një ide gjeniale e mbyllur në sirtarin e ëndrrave.
Mësoni të mos dorëzoheni
Zhgënjimet ofrojnë mundësinë për të rregulluar përqendrimin, për të rimenduar se si dhe pse nuk përfundoi ashtu siç e kishit parashikuar. Reagimi është shpesh përcaktues për suksesin. Duke mësuar nga gabimet synojnë sërish, duke treguar më shumë kujdes, me vetëdijen se, pas çdo goditjeje do të afrohen gjithnjë e më shumë në qendër të shënjestrës. Ndaj, çdo gabim është i përllogaritur jo dhe aq në termat e dështimit se sa të progresit.
Bëni kujdes
Për të mos rënë në grackën e rrethit vicioz të mendimeve katastrofike dhe të ndjenjave negative. Nëse jeni peng prej shumë kohësh, është e nevojshme të konsultoheni me një psikoterapeut, këshillon revista Psikologji. Specialisti mund t’ju ndihmojë ta kaloni një vështirësi në mënyrën sa më të mirë dhe, pavarësisht nga rezultati, të shijoni kënaqësinë e vërtetë, atë që nuk varion nga fitorja dhe nga suksesi, por nga përballja me sfidat e jetës me urtësi e dinjitet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Unë vishem vetë!
Maska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre