LAJMI I FUNDIT:

Si ta lini duhanin

Si ta lini duhanin

Pirja e duhanit dikur konsiderohej glamuroze, por tani konsiderohet si një shprehi jo e hijshme, e cila e dëmton shëndetin e personit që e pi duhanin, por edhe personave që janë të rrethuar nga duhanpirësit.

Në disa vende, sigurimi shëndetësor është shumë më i shtrenjtë për duhanpirësit, sepse kështu i inkurajojnë që ta lënë atë.


Ta lësh duhanin nuk është lehtë, veçanërisht nëse pini duhan tërë jetën. Ne ju sjellim këshillat më të mira për ta lënë duhanin, të cilat do t’ju ndihmojë gjatë krizave të lënies.

Qëndroni pozitiv

Gjëja më e rëndësishme që duhet ta mbani në mend është të qëndroni pozitiv. Kuptojeni se lënia e duhanit nuk është e lehtë dhe se duhet t’i rezistoni negativitetit, i cili me siguri do t’ju kaplojë herë pas here.

Vendosni se çfarë funksionon më mirë për ju

Ekzistojnë një varg mënyrash të ndryshme me të cilat mund ta lini duhanin. Disa duhanpirës e lënë menjëherë, ndërsa të tjerët gradualisht. Ju duhet të vendosni se cila metodë është më e mirë për ju. /albeu/