LAJMI I FUNDIT:

Si ta joshni një mashkull? Ja si e bëjnë yjet e filmave

Si ta joshni një mashkull? Ja si e bëjnë yjet e filmave

Si mund ta joshësh një mashkull është një nga pyetjet që shumë femra bëjnë shpesh. Në të vërtetë është e vështirë për t'u kuptuar se çfarë pëlqen dhe çfarë e emocionon një mashkull.

Kjo mund të duket e vështirë pasi çdokush ka preferencat e veta: nuk është vetëm çështje e pamjes së jashtme, por edhe e karakterit dhe e mënyrës se si vepron.

Disa ide mund të vijnë dhe nga femrat e serialeve televizive. Disa dinë si të joshin dhe disa janë joshëse pa e kuptuar.


Shikoni galerinë për t’u njohur me femrat seks-simbol të filmave dhe mënyrën se si i joshin meshkujt.

Samantha Jones, njëra prej protegonisteve të “Sex & The City” interpretohet nga Kim Cattrall. E paturpshme dhe gjithmonë seksi, ajo është një nga femrat që kemi parë se bën më shpesh seks në TV. E di se çfarë do dhe ja arrin ta marrë. Ajo provon gjithçka të paktën një herë në jetë.

Sofia Vergara interpreton “la caliente” edhe pse ndonjëherë e ngathët Glorian në “Modern Family”. Me një trup për t’u pasur frikë, me një theks spanjoll, pak agresivitet (që meshkujve ndonjëherë u pëlqen), por mbi të gjitha me një dozë e madhe humori, ajo bëhet shumë e dëshiruar.

Eva Longoria, pas karrierës së saj si modele, e gjeti suksesin duke interpretuar Gabrielle Solis në “Desperate Housewives”. Ndonjëherë është e keqe, por e arrin gjithmonë atë që do. Hilja që ajo përdor është siguria në vete dhe ndonjëherë mjafton kaq pak për të rrotulluar një mashkull megjithëse me një gjatësi 1.57 m.

Christina Hendricks, Joan Holloway në “Mad Men” është absolutisht një nga femrat më sensuale në botë. Format e saj të pazakonta që ekspozohen gjithmonë duke u bashkuar me karakterin e saj, tërheqin gjithmonë vëmendjen e meshkujve.

Lady Gaga, më seksi se kurrë ka debutuar në sezonin e pestë të “American Horror Story”. Ylli i muzikës pop interpreton “La Contessa”, pronaren e Hotelit Cortez, e frikshme dhe e dëshiruar në të njëjtën kohë. Si të mos mjaftonte është një vampire e etur për gjak. Ndoshta me fuqitë e saj paranormale i bënë për vete si meshkujt edhe femrat. /Telegrafi/