LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni vagjinën që të jetë gjithmonë e lumtur

Si ta bëni vagjinën që të jetë gjithmonë e lumtur

Është shumë me rëndësi që këtë të mos e injoroni, sepse kur vagjina jote nuk është e lumtur, nuk je as ti!

Gjashtë gjëra të cilat menjëherë mund t’i fillosh t’i bësh për ‘zogun” tënd:

1. Ushtrimet

Ato forcojnë muskujt vagjinalë, andaj vetvetiu bëjnë të mundur kënaqësinë më të madhe në seks, orgazëm më intensiv dhe pengojnë papërmbajtjen në vitet e plakjes.  Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në regjionin e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale.

2. Rrobat e brendshme të pambukta

Fijet sintetike nuk i lejojnë vagjinës suaj të ajroset, mbajnë lagështinë dhe shkaktojnë infeksione. Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të merr frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve. Gjithashtu, rrobat e pambukta mund të lahen në temperatura më të larta sesa ato sintetike.

3. Vetëkënaqja

Nëse nuk di se si ta kënaqësh veten, si pret pra që të arrijë t’ju kënaqë dikush tjetër? Përfitimi më i spikatur është se me të ndjehemi mirë. Masturbimi ju ndihmon të njihni më mirë trupin dhe shërben si një zgjidhje shumë e mirë seksuale, transmeton Telegrafi.

4. Eliminoji banjat toksike

Sapunët dhe banjat mund të irritojnë mukozën. Prandaj përpiqu të përdorësh prodhime organike, apo mbase ato të cilat kanë më së paku shtojca artificiale, ngjyra dhe aroma. Nëse vaginën tuaj e pastroni shumë shpesh, mund të shkatërroni ambientin natyral si dhe bakteret të cilat e mbrojnë nga infeksionet.

5. Përdor prodhime cilësore

Për të njëjtin shkak do të duhej t’i kushtosh kujdes edhe cilësisë së detergjentit të cilin e përdor për larje të rrobave të brendshme. Përpiqu të gjesh ndonjë sa më natyral. Njësoj vlen edhe për lubrifikantët.

6. Seks-lodrat

Falë këtyre lodrave jo vetëm që do të arrini thjeshtë një orgazëm, por do të përfitoni orgazëm më të mirë të jetës tuaj. Por, një numër i madh i lodrave të seksit janë të ndërtuara nga materiali PVC dhe nga materiale të tjera toksike. Mund të shkaktojnë vërtet infeksione të pakëndshme dhe sëmundje serioze.

Fillo që sot të kujdesesh për vagjinën tënde. Sa më parë që të fillosh, shanset janë më të mëdha që ajo sa më gjatë të jetë e shëndetshme dhe e lumtur, mu sikur edhe ti. /Telegrafi/