LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni për vete një mashkull të pasur? Kjo blogeriste i di tri mënyra!

Si ta bëni për vete një mashkull të pasur? Kjo blogeriste i di tri mënyra!

Nuk dini si ta bëni për vete milionerin? Dëshironi t’ju vërejë i pasuri? Blogeristja Anna Bey i ka tri këshilla të rëndësishme për ju

Në kanalin e vet në You Tube me titull “School of Affluence”, Anna Bey, ka një mori video-përmbajtjesh nëpërmjet të të cilave dëshiron t’u ndihmojë femrave që të arrijnë elegancën dhe të sigurojnë qasje në shoqëri të lartë, transmeton Telegrafi.


Kushti i parë është vetëbesimi

Sa keni vetëbesim, përkatësisht sa dukeni e vetëbesueshme është kushti të cilën do të duhej t’ia vinit vetes.

“Vetëbesimi është shumë i rëndësishëm. Femra me vetëbesim nuk mund të mbetet e pavërejtur në shoqëri”, thotë Anna Bey dhe shton që me vetëbesim nuk bën të teprohet, sepse mund të arrihet kundërefekti dhe atë nuk e dëshironi.

Anna Bey thekson që me vetëbesim, madje edhe atëherë kur nuk dukeni më së miri, do të magjepsni dhe tërhiqni vëmendjen e mashkullit i cili do të dëshirojë t’ju njohë. Veç kësaj, me vetëbesim do të tregoni që vleni.

“Atëherë kur të arrini vetëbesimin do të dominoni hapësirën dhe do të mund t’i bindni njerëzit për çdo gjë”, shton Anna Bey.

Kushti i dytë është eleganca

Bukuria, siç thotë Anna Bey, sot është lehtë e arritshme për të gjithë dhe të gjithë mund të jenë më të bukur seç kemi qenë dhe prandaj konkurrenca është e madhe.

“Ka shumë femra të bukura dhe simpatike, mirëpo nuk kanë shumë elegante, ndërkaq eleganca është ajo që posaçërisht i tërheq meshkujt e shoqërisë së lartë”, thekson Anna Bey.

Kushti i tretë është feminiteti

Meshkujt, siç thuhet, nuk i tërheqë më edhe aq seksipiliteti sa ajo diç më ndryshe që do t’u binte në sy.

Feminiteti është diçka që çdo femër e bën të veçantë dhe që do të tërheqë meshkuj seriozë.

/Telegrafi/