LAJMI I FUNDIT:

Si okulisti holandez udhëtoi në Shqipëri për të takuar Osman Kazazin: “Do jesh djali që nuk e pata kurrë”

Si okulisti holandez udhëtoi në Shqipëri për të takuar Osman Kazazin: “Do jesh djali që nuk e pata kurrë”

Historia e Osman Kazazit dhe e Paul Luijf është e pabesueshme.

Osman Kazazi vuajti mbi katër dekada burg në kohën e komunizmit duke u konsideruar si një “Mandela” i Shqipërisë.


Historia e tij u bë publike pas komunizmit dhe ra në veshët e Paul, një okulist holandez. Duke lexuar për jetën e vështirë të Kazazit në burg, ai vendos të vijë në Shqipëri për ta takuar personalisht atë.

Dhe ky takim do të shënonte nisjen e një marrëdhënie babë-bir mes të dyve.

“Herën e parë, kur hyra në shtëpinë e Osman Kazazit, nuk do ta harroj kurrë. Një burrë i brishtë zbriti nga shkallët. Më përqafoi fort me ngrohtësi. U ndjeva menjëherë si në shtëpi. Ajo që ndieja ishte një trup i brishtë, por në sytë e tij pashë shumë forcë. Mendova, kam ardhur në shtëpinë e një personaliteti të madh. U ndjeva i nderuar që kisha mundësinë të isha në praninë e tij. E pyeta, çfarë mund të bëj për ju? Dhe ai u përgjigj: Jo, çfarë mund të bëj unë për ju? Kjo ishte mënyra se si nisi”, u shpreh Luijf gjatë dokumentarit “Sytë e shpirtit”.

Paul erdhi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1992. Mbesa e Osman Kazazit, Nesrete Jegeni zbulon se Paul i ka thënë dajës së saj që në takimin e parë se ai do të jetë babai i tij shpirtëror. Ndërkohë Kazazi i është përgjigjur duke i thënë se Paul do të jetë djali që nuk e pati kurrë. E nga këtu nis një marrëdhënie e jashtëzakonshme mes të dyve.

“Nga më shumë se 50 udhëtimet që pata, shkova te shtëpia e tij të paktën 40 herë. Kur arrija në Tiranë, shpesh më priste Osmani dhe Shpëtimi, një nga vëllezërit e Nesretes. Qëndroja me ta natën e parë. Rrija për darkë, bënim biseda të bukura. Ishte baza ime, nga e cila lëvizja për në të gjithë vendin për projektet e mia. Pas pak kohe e pyeta “si e ke shikimin?”. Më tha se kishte vështirësi në lexim dhe në të parit së largu. Kisha mjetet e mia të lëvizshme me vete kështu që i bëra një kontroll. Provova disa lente derisa gjeta të saktat për të. Herën tjetër që shkova në Shqipëri, i solla syzet që kisha bërë për të”, tha Paul.

Kjo e emociononte Osmanin, që mbesa tregon se ai e priste me shumë gëzim Paul.

Paul konstatoi më vonë se Kazazi kishte perde në sy dhe e kishte të domosdoshme një operacion në sy. Aty i ka komunikuar se këtë ndërhyrje do ta bënte në Holandë, ku do ta merrte vetë përsipër. Luijf tregoi se për këtë mori një mjek holandez në Haarlem që e kreu ndërhyrjen falas pas Osman Kazazin.

“Ishte një ndryshim i madh për Osmanin. Para ndërhyrjes, shikueshmëria e tij ishte në 40%, ndërsa pas saj ishte afërsisht 100%. Ishte diçka kaq e veçantë. Ashtu siç ishte slogani i klinikës sime, atij iu hap një botë e re”, tha ai. në tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori