LAJMI I FUNDIT:

Si nxori ekspertiza zvicerane që Dafina Zhubi është vrarë? (Video)

Si nxori ekspertiza zvicerane që Dafina Zhubi është vrarë? (Video)

Rrëfimi i Astrit Dibrës për rrethanat e vdekjes së Dafina Zhubit, po kontestohet nga një ekspert zviceran.

Urlich Zollinger, specialist i mjekësisë ligjore dhe forenzikës, në bazë të shkresave të lëndës, videove dhe fotografive të marra nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konstatuar se 35 vjeçarja u vra në banesën e të dyshuarit, njofton Klan Kosova.


Ekspertizën e ka kërkuar babai i të ndjerës, Selim Zhubi që është nënshtetas i Zvicrës, e gjetjen e saj i konfirmon avokati i familjes, Naim Rudari.

Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin (Video)
Lexo po ashtu Astrit Dibra: Nuk e vrava Dafina Zhubin (Video)

Përveç mungesës së grimcave të barutit në duart dhe trupin e të ndjerës, gjë të cilën e kanë konstatuar edhe ekspertët e forenzikës kosovare, eksperti zviceran ka konstatuar se në rast të vetëvrasjes, në duart e të ndjerës do të duhej të kishte edhe pika gjaku. /Klan Kosova/