LAJMI I FUNDIT:

Si në filma të Hollywood-it, fillimisht ia godasin veturën dhe më pas nën kërcënimin e armës ia vjedhin 20 mijë dollarë – plaçkitja në Manhattan filmohet

Si në filma të Hollywood-it, fillimisht ia godasin veturën dhe më pas nën kërcënimin e armës ia vjedhin 20 mijë dollarë – plaçkitja në Manhattan filmohet

Një ngjarje si nëpër filma aksion të Hollywood-it ka ndodhur në Manhattan, ku hajnat në mënyrë të organizuar pritën një veturë të afrohet pranë tyre dhe t’i bëjnë pritë, dhe më pas t’ia vjedhin 20 mijë dollarë para të t hata.

Gjethka ndodhi në mes të ditës në pikun e frekuentimit të mijëra banorëve të New Yorkut, ku nën kërcënimin e armës ia mori paratë dhe u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.


Fillimisht e goditën me veturë dhe kur tentoi të largohet viktima e kësaj plaçkitje, ata sërish e goditën si në stilin e policisë – duke ia bllokuar derën që të largohet dhe njëri prej të dyshuarve doli jashtë.

Nën kërcënimin e armës ia theu xhamin dhe më pas ia mori 20 mijë dollarë para të thata, një burri që qëndronte brenda një Toyota Rav-4.

Hajnat që ishin në Mercedesin e zi u larguan me shpejtësi, kurse kalimtarët e rastit shikuan të tmerruar se çfarë po ndodhte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori