LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi “pajtimi” i Kurtit me Ramën, flet ambasadori shqiptar në Kosovë

Si ndodhi “pajtimi” i Kurtit me Ramën, flet ambasadori shqiptar në Kosovë

Mosmarrëveshjet mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama duket se janë sheshuar së fundmi. Kjo u pa më së mirë gjatë pjesëmarrjes së dy liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, ku Kurti dhe Rama u panë krah njëri tjetrit në në darkën e punës të shtruar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se midis dy liderëve nuk ka hatër mbetje dhe mosmarrëveshjet momentale janë kaluar tashmë.


Minxhozi tha se kryeministri Kurti do të jetë në samitin që pritet të mbahet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Shtrëngime duarsh dhe të qeshura mes Kurtit dhe Ramës – gjithçka nga darka e mbrëmshme që u mbajt në Slloveni
Lexo po ashtu Shtrëngime duarsh dhe të qeshura mes Kurtit dhe Ramës – gjithçka nga darka e mbrëmshme që u mbajt në Slloveni

“Midis Kurtit dhe Ramës nuk ka hatër mbetje, por janë disa gjëra momentale që janë kapërcyer shumë mirë midis dy liderëve.

Pjesëmarrja në një Samit të përbashkët tregon se mes tyre gjërat janë kaluar. Prej kohësh ne e dimë se kush do merrte pjesë në Samit. Edhe në samitin që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor, prapëseprapë Kurti do të vi aty për të shkëmbyer mendime”, tha Minxhozi.

Gjithashtu ai tregoi dhe disa nga përpjekjet që janë bërë për të bërë të mundur që ky takim të zhvillohet më herët.

“Ne jemi përpjekur që ky takim të realizohet, kaq nuk mund të them më shumë. Por ju e keni parë se ky takim nuk është mundur të realizohet më parë. Kjo pastaj nuk do të thotë se nuk ka pas më vazhdimësi takimesh apo shkëmbime mesazh. Pjesëtarë të kabinetit shqiptar kanë qenë në Kosovë dhe ministra të Kosovës kanë qenë në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Mund t’iu përmend takimin e ministrave të Brendshëm në Morinë”, tha Minxhozi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori