Një studim i ri tregon se nxehtësia e verës përveçse mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat, ka edhe faktorë të tjerë ndikues në trurin e njeriut, për shembull: rezultatet tregojnë se edhe kryerja e veprimeve matematikore të thjeshta mund të bëhet më e vështirë në verë
Studimet e mëparshme kanë zbuluar se produktiviteti i punëtorëve është më i larti deri në 22 gradë, por mbi 28 gradë ai fillon të bjerë.
Një studim i fundit zbuloi gjithashtu se punëtorët në ndërtesat tipike të zyrave, në krahasim me ndërtesat e rrethuara nga zona të gjelbra, përjetojnë një rënie në funksionet njohëse apo “cognitive functions” të trurit. Ky efekt është zakonisht diçka për të cilën ne nuk jemi dhe aq të vetëdijshëm, pasi ndodh gradualisht.
Kur bëhet fjalë për ditë shumë të nxehta, edhe përfundimi i shkollës dhe përqendrimi në provime mund të bëhet më i vështirë. Një studim nga Programi i Ekonomisë së Mjedisit nga Harvard, zbuloi se ditët më të nxehta lidhen me një performancë më të dobët të provimeve.
Ndërsa, një studim i vitit 2016, kreu një eksperiment duke i vendosur studentët në konvikte me dhoma të nxehta dhe të ftohta, gjatë një vale nxehtësie moti në Boston.
Rezultati: Përgjigjet në lidhje me pyetje që testonin kujtesën dhe shpejtësinë ishin më të këqija për studentët që kishin qëndruar në ambiente ku ishte nxehtë, sesa ato të miqve të tyre, që kishin qëndruar në dhoma të freskëta.
“Ne zbuluam se studentët që ishin në ndërtesat jo të kondicionuara, në të vërtetë kishin kohë më të ngadalta të reagimit, 13 përqind performancë më të ulët në testet e Bazave të Aritmetikës dhe gati një reduktim prej 10 përqind të numrit të përgjigjeve të sakta në minutë.”
Implikimet
Në jetën e zakonshme apo në përditshmëri, rënia me 10-13% e funksioneve mendore mund të mos tingëllojë shumë, por, kur bëhet fjalë për performanca të caktuara sipas kërkesës, ndikimi mund të jetë i rëndësishëm. Për shembull, në një skenar të mundshëm aksidenti, shpejtësia e përpunimit mund të jetë një faktor tepër i rëndësishëm.
Një vend i tërë mund të ndikohet nga valët e zgjatura të nxehtësisë, pasi temperaturat shumë të larta, mund të sjellin pasoja të konsiderueshme në rezultatet arsimore, ekonomike dhe të produktivitetit.
Edhe nga këndvështrimi sportiv, rritja e madhe e temperaturave mund të ndikojë shumë tek performanca.
Edhe pse fizikisht, atletët mund të jenë të kushtëzuar mirë për të bërë përpara, mendërisht është një histori tjetër, për shembull: duke marrë parasysh që lojërat e futbollit në SH.B.A. mund të zhvillohen në kushte të nxehta dhe të lagështa, si dhe sasinë e rrobave që ata veshin, i gjithë procesi i lojës vështirësohet.
Gjatë verës, është e rëndësishme të hidratohemi dhe të përpiqemi të gjejmë vende sa më të freskëta.
Burimi: Anabel, NeuroTracker
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën