LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tonë: Sapo të ndieni siklet dhe dhimbje koke, kontaktoni mjekun

Si ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tonë: Sapo të ndieni siklet dhe dhimbje koke, kontaktoni mjekun

Temperaturat e verës u zëvendësuan me shi. Si ndikojnë këto ndryshime në shëndetin tonë?

Që nga ndryshimi i papritur i motit, numri i pacientëve të të gjitha moshave është rritur. Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, shumica janë pacientë kronikë, kryesisht ata që vuajnë nga hipertensioni dhe sindroma akute koronare.


Nuk bëhet fjalë vetëm për sëmundjet kardiovaskulare, është regjistruar edhe një numër i shtuar i goditjeve në tru dhe i problemeve me frymëmarrjen.

I gjithë organizmi ynë vuan kur ndikohet nga ndryshimi i shpejtë i motit. Trupi ynë sillet sipas të gjitha ligjeve të fizikës dhe përpiqet të bëjë kompensimin. Ndërsa presioni i jashtëm rritet, organizmi ynë përpiqet t’i kundërvihet atij, transmeton Telegrafi.

Dinamika e enëve të gjakut është se ato zgjerohen dhe tkurren në varësi të presionit të jashtëm, gjë që shkakton rritje ose ulje të presionit të gjakut. E njëjta gjë ndodh në vetë muskulin e zemrës.

shutterstock

Vitet e fundit grupi i pacientëve meteoropatë është në rritje.

Edhe më herët kishte njerëz që reagonin vrullshëm ndaj ndryshimeve të motit, por tani kjo popullsi është shumë më e madhe dhe janë kryesisht persona të moshës 42 deri në 55 vjeç. Kjo është një popullatë që është e përfshirë në mënyrë dinamike në jetë – ata bëhen më nervozë, lëvizin më shumë, shkojnë nga një mjedis në tjetrin – të gjitha këto rrisin rrezikun.

Këshilla të ekspertëve: Si t’ia dalësh me ndryshimet e papritura të motit
Lexo po ashtu Këshilla të ekspertëve: Si t’ia dalësh me ndryshimet e papritura të motit

Këshillohet që njerëzit të qëndrojnë sa më shumë në ambiente të mbyllura gjatë ndryshimit të motit, sepse ndryshimi i presionit brenda është shumë më i ngadaltë se jashtë. Gjithashtu, të gjithë ata që ndjejnë ndonjë shqetësim, duhet të shkojnë te mjeku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori