LAJMI I FUNDIT:

Si ndikohen femrat nga babai i tyre për ta zgjedhur burrin me të cilin martohen

Si ndikohen femrat nga babai i tyre për ta zgjedhur burrin me të cilin martohen

Lidhja mes vajzës dhe babait me të vërtetë se është unike.

E mirë apo e keqe, lidhja e tyre gjithmonë do të jetë aty, transmeton Telegrafi.


Por, ajo çfarë ua tërheq vëmendjen psikologëve është se si të gjithë baballarët, ata që janë prezent dhe atë që nuk janë, kanë ndikim në mënyrën se si rritet vajza.

Rritja e fëmijëve përfshin sjellje, mekanizma dhe mendime të cilat pa vetëdije e zhvillojnë fëmijën.

Dhe, në fund, ato përfundojnë të ndikuara nga babai i tyre për vendimin kompleks të përzgjedhjes së partnerit jetësor.

Babai ndikon në mënyrën se si vajza sillet

Në librin e saj Between Fathers & Daughters: Strengthening & Rebuilding Relationships, psikologia Linda Nielsen tregon vlerat që prezenca e babait i ka në jetën e fëmijës.

Ajo demonstron se si prindërit ndikojnë në vendimet e vajzës në aspektin e karrierës, shijes personale dhe performancën akademike.

Në veçanti ajo e thekson faktin se si prezenca apo mungesa e babait mund të ndikojë në përzgjedhjet që vajza i bën në të ardhmen në lidhjet e saja romantike.

Prezenca e babait ndikon që vajza të ketë më shumë vetëbesim

Nielsen shpjegon se një baba që është prezenc dhe ka lidhje të mirë e të sigurt me vajzën, ndikon që ajo të kërkojë partner besnik e intim. Prezenca e babait po ashtu ndikon që vajza të ketë më shumë vetëbesim.

Dashuria prindërore e parandalon vajzën të merr vendime të dëmshme

Vajza e percepton dashurinë e babait nga një moshë shumë e hershme, andaj kur të rritet, ajo do të dëshirojë lidhje stabile që inspiron paqe.

Afërsia prindërore u ndihmon adoleshentëve që të bëjnë më pak gabime në përzgjedhjen e partnerit.

Vajzat që rriten me dashuri prindërore kanë më shumë vetëbesim përreth djemve dhe nuk e lënë askënd ta shfrytëzojnë atë.

Mungesa e babait = vajzë jo stabile!

Në anën tjetër, mungesa e babait ka efekt negativ në karakterin e një vajze.

Ato të cilat kanë lidhje të paqëndrueshme dhe të dobët me babanë janë më të prira ta zgjedhin një partner që nxitë konfrontime.

Mungesa e sigurisë dhe vetëbesimit shpie që ato të ndihen më të sulmuara nga besimet që i kanë.

Vajzat e tilla gjithashtu janë më të prira të futen në lidhje në të cilat e perceptojnë veten si inferiore. /Telegrafi/