LAJMI I FUNDIT:

Si mungesa ashtu edhe teprica e kësaj lënde ushqyese mund të rrisë rrezikun e kancerit

Si mungesa ashtu edhe teprica e kësaj lënde ushqyese mund të rrisë rrezikun e kancerit

Sot mund të lexoni shpesh se diçka “rrit rrezikun e kancerit”

Përmenden disa ushqime, ekspozimi i lartë ndaj rrezeve të diellit, plakja dhe shumë faktorë të tjerë, gjë që bën që shumë njerëz të ndihen të plogësht.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se tepër shumë dhe tepër pak nga një lëndë ushqyese e caktuar mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe llojeve të tjera të kancerit.


Bëhet fjalë për hekurin dhe studimet shkencore tregojnë se niveli i tij mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit.

Një punim shkencor i vitit 2022 tregon se hekuri i tepërt mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe zorrës së trashë pasi hekuri i tepërt mund të nxisë rritjen e tumorit.

Nga ana tjetër, një dokument i vitit 2021 e lidh marrjen e pamjaftueshme të hekurit me zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

“Hekuri i tepërt mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë për shkak të efektit të tij në përhapjen e qelizave tumorale”, shpjegon gastroenterologu dr. James Cox.

Kirurgia kolorektale, dr. Ann Mongvi, shton se sasitë e tepërta të hekurit mund të kontribuojnë në stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, lipideve dhe proteinave, të cilat mund të shkaktojnë zhvillimin e kancerit.

Nga ana tjetër, shumë pak hekur mund të dobësojë imunitetin.

“Sistemi imunitar varet nga hekuri në mënyrë që të funksionojë normalisht”, thekson Dr. Michele Hughes, duke shtuar se mungesa e hekurit mund të pengojë aftësinë e trupit për të njohur dhe shkatërruar qelizat e kancerit.

Sasia e hekurit që i nevojitet çdo individi mund të varet nga mosha, faza e ciklit menstrual dhe zakonet e të ngrënit. Dr Mongvi rekomandon konsultimin me mjekun përpara se të merrni suplemente dhe shton se dozat e rekomanduara ditore të hekurit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së (NIH) janë si më poshtë:

▪ Burrat e moshës 19 deri në 50 vjeç: 8 miligramë,
▪ Gratë e moshës 19-50 vjeç: 18 miligram,
▪ Personat mbi 50 vjeç: 8 miligram,
▪ Gratë shtatzëna: 27 miligramë,
▪ Nënat gjidhënëse: 9 miligramë.

Hekuri mund të gjendet në ushqime të tilla si karkaleca, brokoli, vezë, pulë, produkte gruri, rrush të thatë dhe shqeme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Shëndetësi
Kalo në kategori