LAJMI I FUNDIT:

Si mund t’i zhbllokojë paraja bisedimet për Brexit-in

Si mund t’i zhbllokojë paraja bisedimet për Brexit-in

Anatole Kaletsky

Si shumë procedura divorci, bisedimet e Britanisë me Bashkimin Evropian kanë mbërritur në një bllokim që mund të thyhet vetëm me një kompromis. Zgjidhja për të dyja palët është të pranojnë se nuk mund të bihet dakord menjëherë për një marrëdhënie e re e përhershme dhe dukshëm jo brenda afatit të përcaktuar të marsit 2019.

Kështu, në vend që të lejohet dalja me përplasje e Mbretësisë së Bashkuar nga BE, bisedimet duhet tashmë të zhvendosen te “tranzicioni” i përkohshëm që kryeministrja THeresa May zyrtarisht e kërkoi muajin e kaluar – dhe me për të cilën ka një konsensus të fortë mes udhëheqësve të biznesit dhe publikut në Britaninë e Madhe. Mbi të gjitha, negociatorët duhet tashmë të përqendrohen menjëherë te kontributet e Britanisë në buxhetin e përbashkët, të cilat do të kërkohen për ta bërë tranzicionin sa më të menaxhueshëm të jetë e mundur.

Një marrëveshje mbi një tranzicion në përfitim të dyfishtë kërkon disa kompromise nga të dyja palët. Por as Britania dhe as BE-ja nuk duhet të braktisin asnjë prej parimeve themelore.

Për Evropën, zhvendosja e fokusit të bisedimeve drejt një marrëveshjeje të përkohshme, ndoshta e modeluar sipas marrëdhënies së BE-së me Norvegjinë, duhet të përfshijë vetëm pak humbje prestigji: udhëheqësit e BE-së mund të duhet të pranojnë se hapat që ata kanë propozuar fillimisht për bisedimet Brexit do të duhet të riorganizohen. Në vend që të bien dakord mbi një marrëveshje financiare fillimisht, dhe pastaj të lëvizin drejt marrëdhënieve tregtare, financat dhe tregtia do të duhet të pranohen si fusha me ndërvarësi – dhe rrjedhimisht duhet të diskutohen në mënyrë simultane.

Për Britaninë, një ndryshim në fokus nga marrëveshjet e përhershme te kushtet për një tranzicion të butë mund të transformojnë çështjet buxhetore të cilat tashmë po pengojnë progresin në një çelës për zhbllokimin e bisedimeve. Në një fjalim të mbajtur në Firence muajin e kaluar, May ofroi kontribut vjetor deri në 10 miliardë euro çdo vit për një periudhë prej së paku dy vjet pas afatit të Brexit, si dhe për të ruajtur lëvizjen e lirë të punës dh epër të zbatuar rregullat e BE-së.

May shpresoi se kompromisi i saj mund të bindë udhëheqësit Evropianë – veçanërisht kontribuuesit më të madh, Gjermanisë, dhe përfituesit më të mëdhenj neto, të tillë si Polonia dhe Portugalia. Por oferta e saj nuk arriti të bëjë përshtypje, ndoshta për shkak se udhëheqësit e BE-së janë më pak të shqetësuar mbi gropën financiare të krijuar nga Brexit në vitet 2019 dhe 2020 se sa janë të shqetësuar për ciklin e ardhshëm buxhetor, nga 2021 më 2026.

Që të sugjerosh që Britania duhet të paguajë kontributet buxhetore edhe për pjesën më të madhe të dekadës së ardhshme, atëherë duhet të jesh tërësisht jorealist, nëse shohim kundërshtimin masiv të çdo pagese për BE-në nga Euroskeptikët në Partinë Konservatore të May. Por, nëse bëjmë një inspektim më nga afër, bërja e një oferte buxhetore afatgjatë mund të ofrojë dy avantazhe të mëdha për May.

E para, kontributi për buxhetin tranzicional mund të prezantohet si pagesa tregtare në mbështetje të programeve Evropiane nga të cilat Britania përfiton, në vend që të pranohet si “marrëveshje divorci” që tingëllon si ndëshkuese. BE aktualisht ka kërkuar 50-60 miliardë euro. Nëse pagesat tranzicionale të Britanisë vijojnë pranë nivelit aktual prej 10 miliardë për pesë apo gjashtë vjet, kohë që në mënyrë realiste konsiderohet se mjafton për të arritur një marrëveshje mbi partneritetin tregtar të përhershëm, atëherë këto kontribute do të arrijnë në të njëjtën masë me atë të kërkuar nga BE.

E dyta, oferta Britanike për mbështetje buxhetore mund të jetë një mjet i fuqishëm për krijimin e “marrëveshjes së thellë dhe speciale” me Evropën të cilën May pretendon se është objektivi i saj fina. Deri muajin e kaluar, May shmangu përkufizimin e kësaj fraze, nga frika se mos krijon armiqësi me Eurofobët e vijës së ashpër brenda partisë së vet. Por në fjalimin e saj në Firence, May premtoi që bizneset Britanike të sigurojnë një nivel aksesi të përafërt me këtë që kanë sot në tregjet e BE-së, në shkëmbim të kontributeve kompensuese buxhetore. Dhe nëse proprozimi i May për “një marrëdhënie të thellë dhe speciale” do të jetë tipari i përhershëm i marrëdhënieve Britani-BE, kontributet buxhetore do të duhet të jenë të përhershme gjithashtu.

Por çfarë ndodh nëse May nuk është me të vërtetë serioze mbi këtë “marrëdhënie të thellë se speciale”? Po nëse objektivi i saj i vërtetë është që të kënaqë personat e vijës së ashpër brenda Konservatorëve duke shkaktuar një “ndarje të qartë” me BE? Edhe pas kësaj, Britania do të duhet të vijojë të paguajë kontribute për buxhetin për shumë vite, në rast se ajo dëshiron të arrijë një Brexit të rregullt dhe pa eksese.

Le të supozojmë se qëllimi final i Britanisë është të krijojë marrëdhënie krej të reja tregtare globale pa asnjë privilegj tregtar special për BE-në. Këto marrëveshje të reja të tregtisë do të kërkojnë shumë vite që të negociohen, dhe deri sa ato të plotësohen, bizneset Britanike në mënyrë të dëshpërueshme do të përpiqen të shmangin dy trazira tepër të kushtueshme: një kur anëtarësia në BE të mbarojë në mars 2019 dhe një tjetër në cilëndo datë të ardshme kur marrëveshjet e reja botërore të finalizohen dhe të hyjnë në fuqi.

Shmangia e trazirave të tilla të dyfishta është qëllimi i vërtetë i propozimit të Maj për një periudhë tranzicioni nga viti 2019 deri më 2021. Por arritja e këtij objektivi do të kërkojë që marrëveshjet ekzistuese të Brtanisë me BE-në të vijojnë të mbeten në fuqi deri sa marrëveshjet e reja globale të jenë gati për t’u zbatuar. Kjo nënkupton që kontributet buxhetore të Britanisë të vijojnë deri sa marrëveshjet e reja globale të finalizohen.

Probabiliteti që bisedimet komplekse me disa dhjetëra vende të mund të plotësohen brenda vetëm dy viteve pas Brexit është jashtëzakonisht i vogël. Kështu, edhe nëse politikanët Britanikë dhe votuesit me të vërtetë dëshirojnë një Brexit të ashpër që përfshin ndarje të plotë me Evropën, bizneset në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë nevojë të ruajnë marrëveshjet e tyre speciale me BE-në, bashkë me kontributet përkatëse buxhetore, për së paku disa vjet përtej vitit 2021.

Rezultati është që, pavarësisht se çfarë lloji Brexit dëshiron të arrijë Mbretëria e Bashkuar, çdo tërheqje e butë do të kërkojë pagesa buxhetore post-Brexit për BE-në. Pyetja e vetme është nëse këto pagesa do të kthehen të jenë të përhershme, siç duhet të jenë nëse May kërkon me të vërtetë një “partneritet të thellë dhe special,” apo do të vijojnë vetëm për 5-7 vjet, kohë që kërkohet për të negociuar marrëdveshje tregtie pas një Brexit të ashpër.

Sido që të jetë, May duhet të pranojë se pagesat në buxhetin e BE-së do të jenë të pashmangshme për shumë dhe shumë vite pas Brexit. Më shumë se kaq, ajo duhet të kthejë këtë pranim në një ofertë afatgjatë financiare, të tillë që të mundësojë zhbllokimin e bisedimeve për Brexit. /Project Syndicate/reporter.al/