LAJMI I FUNDIT:

Si mund të zbulojmë nëse dikush po na gënjen?

Si mund të zbulojmë nëse dikush po na gënjen?

Nuk ka ndonjë formulë të saktë, por janë disa përshkrime sjelljesh që mund të bëjnë të dyshosh.

Pse ne nuk na pëlqejnë gënjeshtarët, sidomos ata që e kanë bërë rrugë? Është çështje besimi, thotë Dr. Gail Saltz, psikiatër në New York Presbyterian Hospital.

Kur një person gënjen, ai ka thyer një kod – një marrëveshje të pashkruar për të trajtuar të tjerët ashtu si do donim të na trajtonin edhe ne.


Por cilat janë shenjat me të cilat detektoni gënjeshtarin?

* Shmangia e kontaktit sy më sy. Zakonisht dikush ka një kontakt me sy, kur po ju thotë diçka. Nëse vini re se po mundohet ta shmangë këtë, gjatë një pjese të caktuar të bisedës, keni të drejtë të dyshoni

* Ndryshimi i zërit. Duke ju treguar diçka, vini re se fillon të ndryshojë toni i zërit dhe shtohen disa pasthirrma; oh, uh, ah etj.

* Gjuha e shenjave. Lëvizjet e tepërta te duarve dhe mimikës, duke tentuar për ta bërë sa më të besueshme diçka.

* Kundërshtimi i vetvetes. Sjell argumente që kundërshtojnë ato çka kishte thënë pak më parë. Nëse gënjeni gjithë kohën, qoftë edhe për gjëra të parëndësishme, mund të keni një problem në marrëdhëniet me të tjerët, financat apo shoqërinë.

Duke gjetur çfarë ju shtyn të gënjeni do t’iu ndihmojë të ndryshoni sjelljen, për të rivendosur ato që keni humbur tashmë. /Telegrafi/