LAJMI I FUNDIT:

Si ta shkrini akullin nga vetura juaj? Zgjidhja më e shpejtë dhe më e lirë do t’ju kursejë nga telashet

Si ta shkrini akullin nga vetura juaj? Zgjidhja më e shpejtë dhe më e lirë do t’ju kursejë nga telashet

U nisët për në punë dhe e gjetët makinën tuaj të ngrirë?

Është një rregull i pashkruar në stinën e dimrit që njerëzit të cilët në punë shkojnë me veturë, duhet patjetër të zgjohen më herët në mënyrë që me kohë të shkrijnë akullin nga vetura e tyre.


Akulli në xhamin e përparmë të veturës është disi problemi më i madh, ja se si mund ta zgjidhni këtë problem sa më shpejt.

Kur bëhet fjalë për xhamin, zgjidhja më e shpejtë në të cilën shumica “betohen” është tretja për shkrirje e bërë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Në një shishe të zbrazët me spërkatës, qiteni një litër alkool mjekësor, një decilitër ujë dhe pak detergjent të enëve, pastaj spërkatni xhamin e përparmë dhe më pas filloni ta “gërryeni” akullin.

Assesi në xham të hidhni ujë të nxehtë për t’u shkrirë sa më shpejt akulli, sepse në atë mënyrë mund të kriset xhami!

Ajo që disa persona këshillojnë nga përvoja e tyre është që para se të filloni të pastroni xhamat nga akulli, fillimisht ndizni ngrohjen në mënyrë që makina të fillojë të ngrohet dhe xhamat e brendshëm të mos mjegullohen.

Parkimi është gjithashtu i rëndësishëm

Gjithashtu, parkimi i zgjuar do t’ju kursejë telashe. Nëse keni mundësi, gjeni një vend parkimi ideal ku pjesa e përparme do të jetë e kthyer nga lindja në mënyrë që të mos errësohet nga ndërtesat apo shtëpitë përreth. Në këtë mënyrë, rrezet e mëngjesit do të shkrijnë ngadalë akullin. Përveç kësaj, vendosja e kartonit në dritare është një zgjidhje tjetër e shkëlqyer.

Përsa i përket fshirëseve, mos i ndizni kurrë nëse nuk i keni hequr më parë me dorë dhe nuk është keq t’i ngritni në mbrëmje që të mos “ngjiten” në timon. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori