LAJMI I FUNDIT:

Si mund të ndikojnë grindjet martesore në zorrët, zemrën dhe shërimin e plagëve

Si mund të ndikojnë grindjet martesore në zorrët, zemrën dhe shërimin e plagëve

Ka prova që njerëzit që debatonin më shumë, jo vetëm kishin stres dhe ankth të shtuar, por kishin edhe probleme të tjera shëndetësore

Sindroma e zorrëve të depërtueshme dhe problemet kardiovaskulare mund të jenë gjithashtu rezultat i debateve të shpeshta martesore.


Grindja është rraskapitëse në çdo formë dhe mjedis, përveç shqetësimit që shkakton, ajo shkakton edhe emocione negative dhe prishje të marrëdhënieve personale dhe shoqërore.

Mund t’i shmangim disa, por çka nëse debatet janë përditshmëria jonë, shkojmë të flemë me to dhe zgjohemi me to?

Grindja: Pse kaq lehtë mund të bëhet përditshmëri jona

Shumë njerëz, për fat të keq, jetojnë në atë mënyrë që grindja është gjendja dhe mënyra e tyre e zakonshme e sjelljes. Duke qenë se jemi vazhdimisht të përqendruar te njëri-tjetri edhe në lidhje apo martesa, një grindje mund të bëhet thjesht diçka që as nuk e vëmë re. Dhe kjo mund të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet e partnerëve, në familje dhe marrëdhënie të tjera, transmeton Telegrafi.

Përveç debateve verbale, por edhe sjellja joverbale që pasqyron armiqësi e mosmarrëveshje, mund të ketë një efekt të keq, negativ, në shëndetin e të dy partnerëve. Psikologët thonë se kjo vlen edhe për gjuhën e trupit. Për shembull, rrotullimi i syve, gjestet që simulojnë se nuk jemi dakord me partnerin për diçka dhe duam t’i bëjmë të ditur, edhe pa fjalë, se mendojmë se e ka gabim… Thjesht, kur nuk flasim, tregojmë se nuk na pëlqen ajo që ai mendon ose thotë gjithashtu se do të ishim më të kënaqur me një zgjidhje ose përfundim të ndryshëm të një situate.

Çfarë thotë një studim i ri, si ndikon grindja në shëndetin e përgjithshëm

Sipas hulumtimit të publikuar në Psychoendocrinology, grindjet martesore, veçanërisht nëse janë të vazhdueshme, na bëjnë më të ndjeshëm ndaj zorrëve që rrjedhin. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të mukozës së zorrëve. Mbetjet toksike dhe bakteret mund të “rrjedhin” përmes zorrëve më tej në qarkullimin e gjakut.

I kryer nga një ekip kërkimor në Universitetin Shtetëror të Ohios në Shtetet e Bashkuara, ky studimi i parë i madh tregon një lidhje konkrete midis martesave të këqija dhe problemeve serioze shëndetësore.

Edhe nëse jeni duke debatuar për diçka kaq të parëndësishme si pjatat e pista, ose diçka më serioze si pamundësia për të arritur një marrëveshje të rëndësishme (për të mos përmendur tradhtinë), një debat me dikë që keni zgjedhur si partner të jetës tuaj nuk është thjesht një gjë e zakonshme. Në momente debati, çdo person ndihet i zemëruar, i tjetërsuar dhe i pashpresë. Sipas hulumtimeve, efektet e grindjeve mund të jenë afatgjata dhe të dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik.

Shkenca e ka konfirmuar: Femrat e bezdisshme ua shkurtojnë jetën meshkujve!
Lexo po ashtu Shkenca e ka konfirmuar: Femrat e bezdisshme ua shkurtojnë jetën meshkujve!

Grindjet martesore rrisin ankthin dhe stresin, por kjo nuk është e gjitha

– Tani po bëhen gjithnjë e më shumë kërkime që hedhin dritë të re mbi konfliktet martesore dhe pasojat që ato mund të kenë në shëndetin e individit, partnerit në një lidhje apo martesë. Konfliktet martesore që i çojnë çiftet në një gjendje mendore negative priren të rrisin stresin, ankthin dhe depresionin. Megjithatë, efektet negative nuk janë vetëm në nivelin mendor. Ato shkaktojnë dëme të pariparueshme për shëndetin fizik – thotë Christine Eller, psikoterapiste martesore.

Ndikimi në aspekte të tjera shëndetësore

Së bashku me shkencëtarët nga Ohio, ekipe të tjera studiuesish arritën në përfundimin se çiftet që morën pjesë në mosmarrëveshje veçanërisht intensive kishin një nivel më të lartë të baktereve toksike në gjakun e tyre. Prandaj, përfundimi nuk i referohet vetëm problemeve të tretjes dhe përshkueshmërisë së zorrëve. Është shënuar edhe një ndikim në shëndetin kardiovaskular. Është interesante se ka edhe dëshmi se plagët shërohen më ngadalë te njerëzit që grindeshin më shumë.

Nëse grindeni vazhdimisht më partnerin, mësoni se çfarë tregon shkenca për këtë fakt
Lexo po ashtu Nëse grindeni vazhdimisht më partnerin, mësoni se çfarë tregon shkenca për këtë fakt

A mund të sjellin ndonjë të mirë zënkat në martesë?

Megjithatë, sipas Eller, jo çdo debat apo tension do t’ju bëjë të largoheni nga partneri juaj. Është e rëndësishme që grindja të mos bëhet diçka e përditshme. Ka mënyra për të nxjerrë diçka të mirë nga grindjet për partneritetin tuaj.

– Është një ide e gabuar që partnerët debatojnë vetëm për tema si financat, ndarja e pabarabartë e punëve të shtëpisë, prindërimi apo tradhtia bashkëshortore. Hulumtimet kanë treguar se çiftet në fakt debatojnë më rrallë për një temë specifike. Zënkat e vogla mund të shërbejnë si një udhëzues për të përmirësuar marrëdhënien. Është një sinjal se diçka nuk po shkon mirë.

Si grindjet e vogla ashtu edhe ato të mëdha mund të rezultojnë në një problem më të madh dhe madje të ndahen nëse çiftet “nuk vijnë në vete” dhe ulen për të bërë një bisedë serioze. Biseda është çelësi i gjithçkaje, kështu që edhe një grindje mund të bëhet një polemikë konstruktive – shpjegoi Christine Eller. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori