LAJMI I FUNDIT:

Si mbërriti Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Si mbërriti Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Shumë pak dihet se si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por opinioni shpeshherë ka lexuar akuza se atë e solli ish-kryetari i Shqipërisë Ramiz Alia ose Sali Berisha.
Ardhja e Anastasit në Shqipëri është sa enigmatike dhe e njohur. Ishin rrethanat e kohës dhe e shkuara e tij në rini që e solli me marrëveshje përkohësisht Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë për riorganizimin e saj. Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit.

Në një intervistë shumë vite më parë, akademiku Ylli Popa ka deklaruar se ka qenë viti 1991, kur ndodhej në Athinë për çështjen e refugjatëve politikë në Greqi si përfaqësues i Forumit për të Drejtave të Njeriut dhe u takua për herë të parë me Anastas Janullatosin. Më tej, akademiku Popa thotë se ishte takuar pak kohë më parë edhe me At Artur Liolin për të diskutuar për Kishën Ortodokse Shqiptare sepse akademiku nuk kishte asnjë njohje rreth probleme të kishës.


Por, unë nuk besoj që një akademik dhe një personalitet i njohur siç ishte Ylli Popa dhe me lidhje shumë të forta me pushtetin e ortodoksinë të mos kishte njohje se çfarë po ndodhte me Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Kjo deklaratë e tij më duket sa ironike dhe qesharake. Pra, duke u ndodhur në Athinë, akademiku Popa i bënë një vizitë në shtëpi peshkop Anastasit në të njëjtën ditë ku ministrat e Jashtëm – i Shqipërisë Muhamed Kapllani dhe ai i Greqisë, kryeministri i sotëm Andoni Samaras – nënshkruan marrëveshjen që Janullatosi të vihet në krye të kishës ortodokse të Shqipërisë. Besoj që nuk ka qenë rastësi vizita e Popës në të njëjtë ditë kur ministrat e jashtëm të dy vendeve vendosin Anastas Janullatosin në krye të kishës sonë, ashtu siç nuk është rastësi që kjo marrëveshje u nënshkrua në ishullin e Korfuzit (më 1914, qeveritarët shqiptarë në Korfuz nënshkruan shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit, pasi forcat paramilitare dhe ushtarake të mbretërisë së Greqisë kishin pushtuar jugun e Shqipërisë. Me marrëveshjet e tilla të riciklimit historik Greqia i rikujtoi shqiptarëve se grekët kanë mbetur po ato grek të dikurshëm që kanë si projekt primar aneksimin e jugut).

Takimi i Kapllanit me Samarasin është bërë më 27 qershor 1991 në Korfuz, ku marrëveshja që Greqia i pranonte refugjatët shqiptar me statutin ekonomik dhe jo politik u nënshkrua si haraç për pranimin e Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Ishte koha kur Shqipëria kalonte çaste të vështira, ku Fatos Nano ishte vetëm disa muaj Kryeministër dhe pasuesi i tij Ylli Bufi nuk i rezistoi psikologjikisht krizës ekonomike dhe deklaroi për një çast deklarojë se Shqipëria kishte vetëm gjashtë ditë bukë. Pra, në gjendje kaq të rëndë që kalonte Shqipëria, Greqia përfitoi duke i vënë kushte të rënda për lejimin e refugjatëve ekonomikë që mund të punon ilegalisht.

Për ardhjen në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë të Janullatosit kanë gisht Ramiz Alia, Fatos Nano, Muhamed Kapllani, Ylli Popa, At Artur Lioni dhe Sali Berisha, të cilët pasi pranuan me marrëveshje që Janullatos të jetë drejtues i përkohshëm për riorganizimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, disa vite më vonë i dhanë atij statutin e përjetshëm si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët atë që kishin nënshkruar në Korfuz më 1991.

Një mëkat në lidhje me forcimin e pozicionit të Janullatosit ka edhe ish-kryetari i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, për të cilin thuhet se ka nënshkruar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkop Anastasit. Besoj se historia do t’jua japë vendin që meritojnë më tej të gjithëve pavarësisht se çfarë mendojnë sot këta akterë të këqij të botës së politikës së tranzicionit. Nuk është rastësi takimi me Ylli Popën në shtëpinë e Kryepeshkop Anastasit, ashtu siç nuk janë rastësi shumë gjëra të tjera që lidhen me ardhjen në Shqipëri të Anastas Gjerasimo Janullatosit.

Ndoshta ishin kushtet e rënda ekonomike dhe politike që politikanë e fillim të viteve 1990 nënshkruan marrëveshjen e përkohshme për drejtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga një klerik grek; ishin edhe pozicionet e forta politike në Greqi në ato vite që gëzonte peshkop Anastasi që e sollëm aq fuqishëm në Shqipëri, sepse ai kishte miqësi të ngushtë me kryeministrin grek Kostandin Miçotaqin, me ministrin e Jashtëm Andoni Samaras, Petro Moliviatin i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Greqisë dhe ka qenë shok klase në shkollën dy vjeçare ushtarake me Anastasin (1952-1954). Peshkop Anastasi ishte edhe një ferr nëpër këmbët e kryepeshkopit të Greqisë, Serafin, i cili nuk e simpatizonte aspak atë. Për shumë vite derisa në krye të Kishës Ortodokse të Greqisë ishte Serafini, Anastasi nuk e fitoj asnjëherë titullin Mitropolit.

Por, sot Shqipëria është më mirë politikisht dhe ekonomikisht se në fillimet e viteve 1990; shumë shqiptarë ortodoksë mund ta drejtojnë tashmë Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Do të ishte në nder të Kryepeshkop Anastasit që të largohet nga ky post me krenari, sepse nëse ai largohet nga ligjet e natyrës, figura e këtij kleriku të imponuar herë do ndriçohet edhe herë do të errësohet duke krijuar probleme midis ortodoksëve shqiptarë. Ndoshta pas vdekjes do jetë vetë figura e tij që mund të rrënojë atë që ai e riorganizoi prej kaq shumë vitesh.

Në trend

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kalo në kategori