Për shkak të vijës së admirueshme trupore, shumë njerëz janë të interesuar të dinë se çfarë ha Melania Trump dhe si e mban trupin në formë.
Zonja e parë e Amerikës në librin e saj të kujtimeve ka zbuluar se çfarë ushqimi nuk konsumon kurrë gjatë udhëtimeve. “E kam bërë të qartë se nuk ha peshk të papërpunuar”, ka thënë ajo. Kur ajo dhe Donald Trump ishin për vizitë zyrtare në Japoni, ajo i kërkoi stafit që të mos i shërbenin sushi në tavolinë.
“Gjithsesi, mundohem të provoj kuzhinën vendase kurdo që është e mundur. Ajo darkë në Tokio ishte një përzierje e shkëlqyer e shijeve dhe teksturave, një paraqitje e mrekullueshme e kuzhinës japoneze. Ishte në përputhje me preferencat e mia”, ka shkruar ajo.

Melania ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe nuk i pëlqen dietat. Para disa vitesh, në një intervistë për revistën “GQ”, ka treguar se e nis ditën me një smoothie ose tërshërë për mëngjes.
Qëllimi i saj është të konsumojë të paktën shtatë porcione fruta në ditë, por nuk ia ndalon vetes ëmbëlsirat. Edhe pse ha shëndetshëm, ndonjëherë shijon një copë çokollatë, akullore apo një pije Coca-Cola.
“Nuk kam ndonjë ushqim të veçantë për ndërmjet vakteve që e ha gjithmonë. Nëse dua të ha diçka, ha fruta ose pak çokollatë. Mendoj se është e rëndësishme për trupin. Është mirë të kënaqësh dëshirat nga koha në kohë, për sa kohë e balancon këtë me një dietë të shëndetshme”, ka thënë ajo në një rast.

Për drekë, zakonisht konsumon sallata të ndryshme, ndërsa për darkë mish dhe perime. Melania pi shumë ujë për të qëndruar e hidratuar dhe kurrë nuk e tepron me ushqime të yndyrshme ose me shumë kalori.
Për të mbajtur formën, ajo bën ushtrime çdo ditë në shtëpi, zakonisht në mëngjes.
Zonja e parë në librin e saj të botuar këtë vit ka thënë se bën pilates, ecën nëpër shtëpi me pesha në kyçe të këmbëve dhe luan tenis. Pas lindjes së djalit të saj, Barronit, modelja ka treguar se një dietë e shëndetshme dhe seancat e pilatesit dy deri në tre herë në javë e ndihmuan të rikthehej në formë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?