Si ka ndryshuar marrëveshja mes Neymarit dhe Al Hilal nga ajo që u raportua javën e kaluar

Neymar është tashmë edhe zyrtarisht lojtar i Al Hilal.
Sulmuesi brazilian u largua nga Paris Saint-Germain, për t’u bërë ylli i radhës që shkon në Lindjen e Mesme.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Al Hilal, ndërsa PSG thuhet se do të përfitojë 90-100 milionë euro nga shitja e tij.
Javën e kaluar kur doli lajmi se Neymar ka arritur marrëveshje me Al Hilal, u bë e ditur se ai do të fitonte 160 milionë euro për dy sezone.
Mirëpo, tani shifra e saktë është zbuluar nga Fabrizio Romano që bënë të ditur se lojtari do të fitojë 300 milionë euro për dy vite.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































