LAJMI I FUNDIT:

Rritje e konsiderueshme e besueshmërisë nga qytetarët për portalet në Maqedoni (Dokument)

Rritje e konsiderueshme e besueshmërisë nga qytetarët për portalet në Maqedoni (Dokument)

Instituti Republikan Ndërkombëtar i njohur si IRI ka bërë një anketë ku qytetarët janë pyetur për mënyrën se si informohen për ngjarjet aktuale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet janë të përfaqësuara në tre shkallë, për tre muaj të ndryshëm: Nëntor 2016, Mars 2017 dhe Gusht 2017.


Qytetarët e Maqedonisë më shumë informohen nga televizionet. Ky burim informimi në tre matjet e fundit ka pësuar rrënie të ndjeshme. Në Mars të këtij viti televizionet janë shikuar prej 85% të qytetarëve kurse tani shikohen vetëm nga 85%, më pak edhe se në Nëntor të vitit 2016 kur ishte 86%.

Medium i dytë ku informohen qytetarët janë portalet informative, me 39%. Rritje e ndjeshme e lexueshme në portale që nga nëntori i vitit 2016 kur kishte 32%. Rritja sipas IRI-t do të vazhdojë.

Qytetarët informohen edhe nga radio me 4% dhe nga gazetat 6%.

Partitë politike gjithashtu i informojnë qytetarët edhe atë me 4%.

Fjala e gojës së familjarëve ka ndikim ende tek qytetarët me 27%.

Telegrafi, zyra në Maqedoni që dy vite qëndron me zyre në Maqedoni dhe kjo ka ndikuar në sjelljen e lajmeve të shpejta, sakta dhe të pa ndikuara nga asnjo palë. Njejtë, do të vazhdojmë me rritjen e besimit, lexueshmërisë dhe mbështetje e cila do të ndikojë në rritjen dhe zgjerimin punës sonë në Maqedoni.

Kjo anketë është bërë nga 4 deri në 21 gusht, me komunikim fizik që janë bërë nga profesionistë të përgatitur nga IRI. Janë përgjigjur 1105 qytetarë të moshës mbi 18 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori