LAJMI I FUNDIT:

Si ia rrezikoi jetën presidentes Osmani dhe familjes së saj një foto e rreme?

Si ia rrezikoi jetën presidentes Osmani dhe familjes së saj një foto e rreme?

Dhuna dhe shpifjet që bëhen në platforma “online”, duhet të ndalen, sepse ato mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish.

Kështu tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin “Prijmë”, në Klan Kosova.


Ajo e pranoi që diçka e tillë i ndodhi asaj, personalisht, si kryetare e shtetit, kur ia cenua jeta babait dhe familjarëve tjerë.

Osmani: Përkrahësit e tregtarëve të kufijve, po gënjejnë e shpifin se babai im ka punuar për serbët
Lexo po ashtu Osmani: Përkrahësit e tregtarëve të kufijve, po gënjejnë e shpifin se babai im ka punuar për serbët

“Kur janë postuar shpifje në raport me anëtarët e familjes time, qoftë në raport me familjen e ngushtë me bashkëshortin dhe vajzat, qoftë në raport me babin tim, i cili,  ta zëmë postoheshin fotografi të një polici, që kishin shërbyer në Obiliq, i cili kur ta shohësh as nuk duket si babi im dhe thonin – ky është babi i Vjosa Osmanit i cili ka vrarë shqiptarë…”.

“Natyrisht që kjo është një shpifje e ndytë e cila ka pasur për qëllim të rrezikojë jetën time dhe të babit tim”, tha Osmani.

Presidentja theksoi nevojën urgjente për veprime ligjore në mënyrë që të luftohet dhuna ‘online’ dhe nënvizoi kërkesën urgjente për masa më të rrepta në mënyrë që të mbrohet individët dhe familjet nga fushata të tilla, të cilat ajo i quajti qëllimkëqija.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori